Këshilltari i Zelensky: Forcat ukrainase kanë filluar të kundërsulmojnë pushtuesit rusë

Këshilltari i Zelensky: Forcat ukrainase kanë filluar të kundërsulmojnë pushtuesit rusë

Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të mërkurën pretendoi se ushtria ukrainase ka filluar të kundërsulmojë forcat ruse në disa drejtime. 

Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, këshilltari Mykhailo Podolyak tha se "ushtria ukrainase po fillon një kundërsulm në një numër drejtimesh aktive. Ky fakt po ndryshon në mënyrë drastike dispozitat e palëve."

"Administrata ruse po përpiqet të gjejë aleatë, ushtarët e të cilëve do të ishin gati të vdisnin në fushë," tha Podolyak.

Sipas një vlerësimi të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar të martën, ushtria ruse po thërret përforcime nga i gjithë vendi pasi përballet me "humbje të vazhdueshme të personelit" në Ukrainë.

Vlerësimi thoshte se Rusia po ridislokonte forcat nga "Distrikti i saj Ushtarak Lindor, Flota e Paqësorit dhe Armenia" dhe po përdorte gjithnjë e më shumë burime të tjera të luftëtarëve si "kompanitë ushtarake private, sirianë dhe mercenarë të tjerë".
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset