Këshilltari ukrainas: Lufta mund të përfundojë para çlirimit të territoreve të pushtuara

Këshilltari ukrainas: Lufta mund të përfundojë para çlirimit të territoreve të pushtuara

1668767751_Myklhail.PNG

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha në një konferencë para gazetarëve se lufta mund të përfundojë përpara se Ukraina të çlirojë të gjitha territoret e pushtuara.

Podolyak komentoi deklaratën e Shefit të Shtabit të SHBA Mark Milley se mundësitë për çlirimin ushtarak të të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, janë shumë të ulëta.

Sipas këshilltarit presidencial, nëse ushtria ruse humbet një qytet të madh, për shembull Lugansk, i cili është pushtuar për 8 vite dhe është gjithashtu një simbol për Moskën, kjo do ta çojë në një proçes të pakthyeshme midis elitës politike të Federatës Ruse dhe shoqërisë.

“Në këtë mënyrë, lufta mund të përfundojë edhe para se të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara me mjete ushtarake, sepse nëse një qytet i madh çlirohet, i bie që Rusia e ka humbur luftën”, tha Podolyak.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'