Kështu mund ta dekoroni shtëpinë tuaj për festat e fundvitit , me pak para dhe shumë shije

Festat e fundvitit janë momentet më të bukura që mbledhin familjarët dhe miqtë në shtëpi e rreth një tryeze, kënaqësia për të dekoruar shtëpinë sa më bukur dhe për të konsumuar një drek apo një dark rreth një tryeze të dekoruar sa më mirë, shton dëshirën tek gjithsecili për të krijuar një ambient sa më festiv. Interior designer Anila Hetoja në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv tregoi të gjitha detajet që duhet të dini për të krijuar ambientin sa më festiv për familjen tuaj.

“Këtë këshillë jap për amvisat ti ruajmë aty ku i kemi aksesorët, të ndryshojmë disa aksesorë dhe ja ku jemi më trend se asnjëherë. Pra disa jastëk, kurorën tek dera, kuvert të vogël, një batanije në ngjyrë të kuqe ose të bardhë, ose varet nga ambienti që ju rrethon” u shpreh ajo.

Ndërsa për shtrimin e tryezës së festave u shpreh se ngjyrat mbizotëruese janë bluja por pa lënë menjëanë ngjyrat traditë si e kuqja dhe e bardha:

“Trendet  këtë vit janë nuancat e blusë dhe shampanjë por asnjëherë nuk mungon e bardha me të kuqen, pra janë këto ngjrya që I qëndrojnë kohës por pavarsisht trendeve rëndësi ka si ndihesh ti. por për të krijuar një shtëpi glamour gjithmonë janë këto ngjyrat neutral e bardha, shampanjë, blu dhe të jenë në balancë dhe me modelin si I kemi mobiliuar. Shtëpi klasike duan goldin me të bardhë, me shampanjë, pemën tradicionale prandaj themi dhe klasike ndërsa tek modernia I pranon ndryshimet” sygjeroi ajo.

Në “Rreze Dielli” Anila Hetoja thotë se  tryezës duhet t’i kushtohet rëndësi por nëse nuk keni kohë mjafton që të përdorni dy ngjyra për dekorimin dhe nuk do të ngatërroheni por do të keni një tryez festive mjaft të bukur.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj