Kessie është i Barcelonës, merkato 'ndez' Europën që në mars! Juventus përgatit revolucionin e madh

Futbolli europian ndodhet në kulmin e sezonit, por ndërkohë merkato e verës rezervon shumë okazione dhe për këtë arsye ditët e fundit ka patur lëvizje të mëdha. Ekspertë të kësaj fushe në Itali shkruajnë se Frenk Kessie nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Barcelonës me parametra zero, pasi nuk gjeti marrëveshje të re me Milanin.

Gazetari Di Marzio raporton se Kessie prej disa ditësh ka kryer testet mjekësore në Lugano për Barcelonën, që i ka oferuar një kontratë me 6.5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë për Paolo Dybala-n, që Juventusi deklaroi se nuk do të kishte një rinovim, pretendentët kryesore janë Interi dhe Tottenham. Gjithsesi nga Spanja sugjerohet që Barcelona dhe Atletico Madrid po monitorojnë me shumë kujdes situatën dhe pritet të bëjnë ofertat e tyre. Dybala dhe Juventusi kishin rënë dakord në tetor për kontratën e re, pasi futbollisti do fitonte 8 mln euro në sezon dhe dy bonuse, por më pas ‘zonja e vjetër’ ndryshoi mendje.

Jo vetëm në dalje, por sipas mediave në Itali Juventus është shumë e impenjuar edhe për blerjet në hyrje. Objektivi kryesor pas ikjes së Dybalas është mesfushori i Romës Zanio për të cilin Roma kërkon nga 50-60 mln euro. Në rast mungese të parave alternativa është italiani i Sassuolo-s Raspadori, i cili e ka vlerën 40 mln euro.

Sakaq ëndrra e madhe e bardhezinjve vijon të jetë mesfushori Milinkovic-Savic, por për serbin duhen rreth 80 mln euro.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës