Pas verifikimit të informacioneve për vonesat në shpërndarjen e kësteve të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politik, ministria e Financave ka reaguar përmes një deklarate për mediat.
 
Sipas njoftimit, kabineti i ministres se Financave Helga Vukaj do të presë çdo të enjte dhe të premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ish-të përndjekur të cilët janë përballur me pengesa dhe vonesa në marrjen e kësteve të dëmshpërblimit.
 
Ministria e Financave garanton ish-të përndjekurit se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimeve në të gjitha hallkat e tij.
 
Deklarata e plotë e Ministrisë së Financave
Ministria e Financave në vijim të verifikimit të informacioneve mbi vonesat në shpërndarjen e kësteve të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politike, njofton si më poshtë:
 
Kabineti i Ministres se Financave znj. Helga Vukaj, do të presë çdo të enjte dhe të premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ish-të përndjekur të cilët janë përballur me pengesa dhe vonesa në marrjen e kësteve të dëmshpërblimit.
 
Jeni të lutur që të na shkruani paraprakisht në numrin 0676054545 për përcaktimin e orës së saktë të çdo takimi.
 
Ministria e Financave garanton ish-të përndjekurit se do të ndjekë në mënyrë të detajuar ecurinë e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimeve në të gjitha hallkat e tij, në mënyrë që të shmangen të gjitha vonesat dhe pengesat artificiale të krijuara në vite.
   


dy.b/shqiptarja.com