TIRANE- Ndërsa po procedohet me ndarjen e këstit të katërt të dëmshpërblimit për të përndjekurit, Ministria e Financave ka bërë publikë emrat e 72 ish të dënuarve të cilëve nuk mund t’u lëvrohet kësti i tretë për shkak të mungesave në dokumentacion.

Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve ka bërë publike listën me emrat ish të dënuarve të cilat janë ende gjallë të cilët duhet të marrin këstin e dytë, por që fillimisht duhet të paraqesin  dokumentet pranë Ministrisë së Financave.