Këta fëmijë nuk heshtën! Dhuna
në familje përmes një ekspozite
Nxënës të shkollave të mesme dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përuruan në Shkodër, një ekspozitë rreth dhunës në familje.Ekspozita, e cila përbëhej prej pikturave, fotografive, instilacioneve, poezive dhe shkrimeve, është fryti i punës krijuese të nxënësve të Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, nën sloganin #MosHesht, në kuadrin e fushatave të vazhdueshme të Prezencës kundër dhunës në familje.
Nxënës të shkollave të mesme dhe Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri përuruan në Shkodër, një ekspozitë rreth dhunës në familje.
Ekspozita, e cila përbëhej prej pikturave, fotografive, instilacioneve, poezive dhe shkrimeve, është fryti i punës krijuese të nxënësve të Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, nën sloganin #MosHesht, në kuadrin e fushatave të vazhdueshme të Prezencës kundër dhunës në familje.
“Angazhimi qytetar ka të bëjë jo vetëm me identifikimin e çështjeve që ngjallin shqetësim publik, por mbi të gjitha ka të bëjë me qytetarët që punojnë për t’i dhënë zgjidhje këtyre çështjeve në një mënyrë konstruktive. Ka të bëjë me veprime praktike”, tha në hapje të ekspozitës Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton.
“Ju vepruat. Ju bëtë tuajin sloganin e fushatës #MosHesht. Ju reaguat përmes pikturave, fotografive dhe poezive tuaja duke ndarë kështu një mesazh të qartë me bashkënxënësit tuaj, me ne dhe me mbarë shoqërinë. Ky është një shembull i shkëlqyer i atij angazhimit qytetar, i cili i nevojitet një demokracie që kjo të lulëzojë”, u tha Wilton nxënësve pjesëmarrës në përurim të ekspozitës.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, iu drejtua studentëve duke thënë se përmes ekspozitës po japin kontributin e tyre për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth problemeve, me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës në familje. Ai tha se besimi në Policinë e Shtetit është në element thelbësor në zgjidhjen tërësore të problemit.
Katër vjet më parë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi fushatën e saj të parë kundër dhunës në familje në Tiranë, për ta shtrirë atë më pas në qytete të tjera si Korça, Elbasani dhe Gjirokastra.
Në bazë të statistikave, mesatarisht 15 gra vdesin në vit për shkak të dhunës në familje. Është vërejtur se numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara pranë Policisë së Shtetit ka shënuar rritje qysh prej fushatës së parë të zhvilluar kundër këtij fenomeni.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.5%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15