‘Nis rritja e pagave për personelin mjekësor me 40%’, Manastirliu dhe Veliaj në Lanabregas: Janë rehabilituar 52 qendra shëndetësore vetëm në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Është një qendër shëndetësore e cila do t’i ofrojë kujdes shëndetësor rreth 5 mijë banorëve të Lanabregasit dhe jemi me të vërtetë të kënaqur që e bëmë realitet një premtim që ju kishim dhënë. Kemi filluar tashmë jo vetëm me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku vetëm qarku i Tiranës ka përfituar nga ky program 52 qendra shëndetësore dhe pika ambulance të rehabilituara, por edhe përshtatjen e ofrimit të shërbimit sipas zhvillimeve demografike që kanë ndodhur në kryeqytet”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se pavarësisht pandemisë, po vijohet me investimet në shëndetësi për ndërtimin e projekteve të medha si Materniteti i Tiranës, Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme dhe disa projekte të tjera madhore, me fokus përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

“Puna jonë nuk do të ndalet këtu sepse investimet janë duke vazhduar në çdo cep të vendit, mbështetja për mjekët dhe infermierët është duke vazhduar, projekte të mëdha janë duke vijuar, siç janë rindërtimi i materniteteve, kemi filluar edhe rindërtimin e maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë, ndërkohë që vijon ndërtimi i maternitetit të Lezhës, ndërtimi i maternitetit të Beratit dhe sigurisht investimet e tjera madhore si Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se këtë muaj për personelin shëndetësor është bërë realitet rritja e pagave 40%.

“Mbështesim mjekët dhe infermierët jo vetëm nëpërmjet sigurimit të kushteve të mira të punës por mbi të gjitha edhe nëpërmjet mbështetjes direkte për ta. Këtë muaj është bërë efektive dhe rritja e pagave 40% për mjekët dhe infermierët dhe unë jam shumë e kënaqur që mjekët e familjes, infermierët që ofrojnë shërbime në qendra shëndetësore, mjekët në spitalet, infermierët kudo në të gjithë vendin, pikërisht kanë përfituar nga rritja e pagave 40% e bërë nga qeveria shqiptare”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën e pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe në terren për izolimin e rasteve, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19.

“Në Tiranë kemi hapur, përveç 6 qendrave të pikave të testimit në komunitet, edhe 4 qendra të tjera këtë javë. Në 54 pikat e testimit në të gjithë Shqipërinë janë kryer më shumë së 80 mijë teste të shpejta”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar mjekët e familjes për ndjekjen e pacientëve me covid19, Manastirliu bëri me dije se nga paketa e rimbursimit 100% për barnat në shërbimin ambulator, kanë përfituar mbi 3 mijë qytetarë.
“Nga paketa e rimbursimin antiCOVID për pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara, kanë përfituar më shumë se 3 mijë qytetarë, të cilët janë mbështetur direkt nga mjeku i familjes, duke i përshkruar barnat e rimbursueshme falas për ta dhe duke marrë trajtimin e duhur mjekësor”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve për të mos neglizhuar asnjë prej rregullave antiCOVID, pasi virusi nuk kursen askënd, as moshat e reja dhe përsëriti domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës, higjienën dhe distancimin fizik.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtruse femer: 06/02/2021 20:45

    40% e kujt eshte rrit ??? Pagat jan rrit me 9.500 lek te reja, 40% i bjen rreth 20.000 lek, ke rrit mbase 22% qe prap eshte ok deri diku, por mos genje per shifrat femer e ulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri

Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri