Këtë vit gjoba të kripura për bizneset e qytetarët që ndosin ajrin dhe mjedisin! Rishikohen 6 ligje, në fokus mjedisi e trajtimi i mbetjeve

Gjobat për ndotësit e mjedisit dhe të ajrit do të ashpërsohen brenda këtij viti, si dhe do të rriten ndëshkimet ndaj subjekteve që shkelin lejet mjedisore ose operojnë pa leje përkatëse.

Deri në fund të këtij viti Ministria e Turizmit parashikon të ndryshojë 6 ligje themelore për trajtimin e mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetin.

Në të gjashta këto akte që do të ndryshojnë brenda vitit, pika kryesore ku do të bazohet rishikimi ka të bëjë me ashpërsimin e gjobave.

Në programin analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2024, thuhet se do të rishikohet ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke rritur vlerën e gjobave të cilat aktualisht varjojnë nga 300 deri në 1.5 milionë lekë në varësi të shkeljes, si dhe synohet përmirësimi i menaxhimit të plehrave.

Po ashtu do të rriten masat administrative për ndotësit e ajrit, pasi në ndryshimet që do ti bëhen ligjit "Për cilësinë e ajrit në mjedis", fokusi do të jetë ndryshimi i masës së gjobave kundrejt subjekteve që instalojnë ose përdorin lëndë djegëse jo në përputhje me kriteret ligjore. Aktualisht ata që abuzojnë me lejet në këtë fushë gjobiten nga 300-2 milionë lekë. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me ligjin për lejet mjedisore ku do rriten gjobat për mos respektim të tyre, nga 300-2 milionë që janë aktualisht.

Ndërkohë në kuadër edhe të rezultateve të këshillimit Kombëtar do të ashpërsohen gjobat e parashikuara në ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe atë të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Gjatë Këshillimit Kombëtar qytetarët ishin pro rritjes së ndëshkimeve edhe për qytetarët që ndotin mjedisin, dhe që pritet të reflektohen edhe në ndryshime që do i bëhen ligjeve.  (77% e qytetarëve u përgjigjën që ata që ndotin ambientin duhen ndëshkuar më shumë, 17% ishin kundër dhe 6% neutral).

Dhe së gjashti do të ndryshojë ligji për mbrojtjen e Biodiversitetit, si për të ashpërsuar gjobat që tashmë janë 10-500 mijë lekë, po ashtu edhe për të parandaluar shkeljet në florë dhe faunë.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'