Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigjje ironisë së bërë sot në mëngjes nga presidenti Meta, i cili përbri disa pamjeve fantastike nga vendi ynë shkruante 'nuk na mungon asgjë më shumë nga Zvicra përveç referendumeve'.
Në reagimin e tij Rama thotë se askund në botë nuk bëhet referendume për çështjet e reformës zgjedhore, ndërsa shton i bindur se listat do të hapen.
"IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s'do ndryshojë, as koalicionet s'do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!
Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s'është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!"
Por Meta i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi. "Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli. Sepse në republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli" shkruan ai.
Komente













BRAVO O RAMA ,,,QE I DEGJOVE PROPOZIMIN E MURRIZIT--HAJDARIT PER LISTAT E HAPURA,,,,RAMA DUKE PRANUAR LISTAT E HAPURA KE FITUAR PIKE NE ELEKTORATIN TONE,,,,AI QE NUK DO LISTA TE HAPURA VETEM HUMB PIKE.....EDHE NJE HERE BRAVO,,SEPSE NE POPULLI DUAM TE DIME SE KUJT TIA JAPIM VOTEN,,,,VETEM LISTAT E HAPURA NA E BEJNE TE MUNDUR KETE....
PërgjigjuTi ke frike nga Mona te shpeton sh... pa lene popullon ti se si ta ka bere mu** n ne koke e nuk te pjerdh njeri
Përgjigju