Këto janë ëndrrat më të shpeshta, ja interpretimi i tyre

Këto janë ëndrrat më të shpeshta, ja interpretimi i tyre

Edhe pse shkenca është përpjekur të studiojë se çfarë fshihet pas imazheve që shfaqen në mendjen tuaj kur jeni në gjumë, ende nuk ka ndonjë shpjegim të saktë. Ajo që është e vërtetë, është se ekzistojnë disa situata që përsëriten në ëndrrat e njerëzve të ndryshëm, gjë që ka çuar në shfaqjen e hipotezave se pse shohim të tilla ëndrra. Sipas psikologut anglez Ian Wallace: 'ëndrrat janë një përgjigje ndaj tensioneve emocionale me të cilat përballeni në jetën tuaj të përditshme, ato që ne zakonisht i mbajmë mend, ato që rezultojnë të jenë më emocionuese ose me kuptim'.

Zbuloni cilat janë disa nga ëndrrat më të zakonshme që ekzistojnë dhe kuptimi i tyre sipas ekspertëve,

Ëndërroni se partneri juaj po ju tradhton.

Nëse ëndërroni se partneri juaj po largohet me dikë tjetër, do të thotë që keni shumë ngarkesë dhe se nënndërgjegjja juaj po ju thotë se duhet të kaloni më shumë kohë duke iu dedikuar vetes.

Ëndëroni me ish-in tuaj

Njerëzit që ju ëndërroni janë një reflektim i një konflikti në një aspekt të veçantë të jetës ose personalitetit tuaj. Nëse ëndërroni ish-in tuaj dhe ka qenë një person shumë i dashur, do të thotë që ju duhet të rilidheni me anën tuaj sentimentale. Nuk do të thotë që ai përson ju mungon, por se keni  nevojë për emocionin që dikur të përcillte.

Të ëndërrosh që të bien dhëmbët

Dhëmbët janë të lidhur me besimin që keni në veten tuaj. Të ëndërrosh se po të bien dhëmbët do të thotë që vetëvlerësimi yt nuk është në gjendjen më të mirë.

Të ëndërroni se jeni lakuriq në publik

Të qenit lakuriq në ëndrrat tuaja mund të nënkuptojë se jeni në një situatë ku ndiheni shumë të prekshëm ose të ekspozuar.

Të ëndërrosh që kryeni marrëdhënie seksuale

Nuk ka domosdoshmërisht një kuptim erotik. Nëse keni ëndërruar ndonjëherë që të flini me dikë që e dini se nuk do ta bënit kurrë në jetën reale, do të thotë që po filloni të eksploroni krijimtarinë tuaj në jetën e përditshme. Kur ëndërroni që keni marrëdhënie me dikë të të njëjtit seks, do të thotë që keni një mendje të hapur dhe përqendroheni në disiplinat artistike.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë