Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka qenë i ftuar sot në studion e “Sot, Live në Shqipëri” teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Nisur nga përplasjet e fundit në Kuvend, Braho thotë se është qëllimi i Sali Berishës shkatërrimi i jetës parlamentare. Mirëpo, Braho thotë se deputetë të PS, bien në grackën e opozitës për shkak të mungesës së përvojës dhe të orientimit nga kreu i grupit.

“Nga përvoja ime, vazhdimisht ka pasur përplasje, por ka pasur motive si nga PS kur ishte në opozitë si dhe nga PD kur ishte në mazhorancë atë kohë. Situatat e fundit, që nga legjislatura e re, vihet re një mospërmbajtje e papërballueshme. Deputetët janë të çorganizuar. Përgjithësisht sherret nisin nga opozita, është strategji e Berishës të shkatërrojë jetën parlamentare. Në këtë katrahurë, bie në grackën e Berishës dhe të PS. Mesa duket Mungesa e përvojës, por dhe orientimeve të drejta nga kreu i grupit parlamentar. Një pjesë e madhe e deputetëve të mazhorancës janë të rinj, nuk kuptojnë ku është provokim”, tha Braho.

Vetëofrimin e Erion Braçes për të kandiduar për drejtimin e Tiranës, Spaho e sheh si një lëvizje të re brenda në parti, ndërsa vetë Braçen si një socialist ‘bio’.

Erion Braçe mbush 30 vite si deputet i PS. Është socialist bio. I dhimbset e majta, i dhimbset PS, ka qenë aktiv gjatë tërë jetës së tij parlamentare, por dhe biografisë politike. Unë e mbaj mend jo si drejtues dhe gazetar i talentuar, por dhe si aktivist të shquar të FRESH, një ekonomist brilant. U bë një eksperiment, e beri Rama zv.kryeministër. e di unë që ishte një gjë formale që nuk mund të hanin të dy në një grazhdë. Braçe është serioz, me kualitet, intelektual. Erioni përfaqëson sot një lëvizje të re në PS që se ka pasur kurajon askush që ka mbetur”, tha Spaho.

Si një veteran e Partisë Socialiste, Braho ka kritikuar Edi Ramën, kryetarin e partisë dhe njëkohësisht kryeministrin e vendit, për mënyrën e drejtimit. Ai thotë se PS po shkon drejt shkatërrimit dhe se brenda në parti nuk ka demokraci.

“PS tani po shkon drejt shkërmoqes. Ka devijacion në idetë që përfaqëson tani, kryesisht nuk janë ide që anoncon e majta, ide social-demokrate. Tani në PS komandohet, nuk drejtohet. Rama komandon. Drejtimi i Ramës ngjan më shumë me një drejtues nacional-socialist, nuk ka demokraci në parti. Nano kishte defekte të tjera, por ishte një drejtues që e demokratizoi partinë dhe për këtë ka vlera”, tha Braho.

Braho komentoi gjithashtu dhe zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, duke thënë se me Berishën nuk ka drejtësi dhe se ai ka përjashtuar themeluesit e PD nga partia kur kanë guxuar t’i dalin kundër.

“Berisha përjashtoi themeluesit e PD kur ata shprehin mosdakordësi. Ka dhe aty personazhe që nuk janë dakord me shumë gjëra. Është kthyer kontigjenti që angazhohet në të ashtruquarjturën parti politike që e kanë si mjet jetese”, tha Spaho.

Ndër të tjera, Spaho tha se epoka e Berishës ka përfunduar dhe se ai është autor e duhet të japë llogari për masakrat shtetërore, atë të Gërdecit dhe 21 Janarit.