Këto janë qytetet më të prekura nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri/Tabela

Këto janë qytetet më të prekura nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri/Tabela

Foto ilustruese

Personat që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (Ishemike të zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut) u rritën me 2.4 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT, por që nga viti 2005-2016, vdekjet nga simptome zemra janë rritur më shumë se 19 për qind ( sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Sipas të dhënave të INSTAT për shkaqet e vdekjeve në vitin 2017 humbën jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të zemrës 11,926 persona ose 289 persona më shumë se vitin e kaluar, duke qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Gjirokastra dhe Korça me te prekura, Durrësi dhe Tirana më pak
Prevalencën më lartë të jetëve të humbura nga zemra ( të vdekur/për 1,000 banorë) e ka qarku i Gjirokastrës, ku gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën 5.8 persona për 1000 banorë, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. Gjirokastra ka humbjet më të mëdha për shkak se ka popullsinë më të plakur se qarqet e tjera, e për pasojë nivelin më të lartë të vdekshmërisë për numër banorësh.

Qarqet e tjera më nivel të lartë të vdekjeve nga Ishemia janë qarku I Beratit me 5.7 vdekje për 100 banorë, qarku I Korçës me 5.3, i Shkodrës me 5.1, i Kukësit me 4.7, ndërsa qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet Ishemike e kanë Durrësi me 3.4 jetë të humbura për 1,000 banorë, Tirana me 3.5, Elbasani me 3.6 dhe Lezha me 4.1.

Ishemia, vdekjet në rënie për moshat e reja
Gjatë vitit 2017 vdekjet nga sëmundjet Ishemike ranë në moshat e reja nga 1-50 vjeç , teksa u vu re një rritje e dukshme në 50 vjeç e lart. Siç shihet nga të dhënat e INSAT ka  një rënie te dukshme të vdekjeve ne moshat nën 1 vjeç, ku gjatë vitit 2017 humbën jetën 25 foshnja nga këto sëmundje në raport me 49 foshnja më 2016. Por sipas eksperteve rënia i dedikohet më së shumti tkurrjes së numrit të lindjeve.

Rënie e vdekjeve nga sëmundjet Ishemike të zemrës u shënua në grup moshën 10-14 vjeç me 71 për qind , në grupmoshën  në grupmoshën 30-34 vjeç me 26 për qind , në grumoshën 35-39 vjeç me 14% dhe në grupmoshën 45-59 vjeç me 11 %.

Ndërsa rritje të numrit të vdekjeve nga Ishemia u vu re në moshën 60-64 vjeç  me 11 %, në grupmoshën 65-69 vjeç me 5.5 %.

Vdekjet më të larta nga kjo sëmundje i përkasin femrave, me 51% t ëtotalit, ku përqindja më e lartë është në Dibër, me 54%.

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në rajon
Vdekshmëria nga sëmundja Ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Evropës Juglindore (Barra Globale e Sëmundjeve), sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja Ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave të fundit, duke dëshmuar për një fazë të hershme në evolucionin e epidemisë koronare, e cila ka qenë e pranishme shumë dekada më parë në vendet Perëndimore. Në fakt, sëmundja Ishemike e zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare dhe Infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore Ishin shkaqet kryesore të viteve të humbura të jetës si pasojë e vdekjes së parakohshme në Shqipëri.

Gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë, sipas OBSH. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja Ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar. Niveli i vdekshmërisë nga sëmundja Ishemike e zemrës që i atribuohet hipertensionit është rritur dy herë në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, kurse niveli i vdekjeve nga sëmundjet cerebrovaskulare për shkak të hipertensionit arterial është rritur me më tepër se 70%.

Faktorët
Sipas një raporti për shëndetin e popullatës të përgaditur nga Ministria e Shëndetësisë një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi I rinisë shqiptare nga fillimi I duhanit, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme, si dhe promovimi I aktivitetit fizik, aktualisht janë ndër sfidat kryesore për Shqipërinë.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025