“Këto karrige janë bosh”, aktivistët francezë protestë për dy fëmijët shqiptarë: Ktheni Besardin dhe Sylvinën

“Këto karrige janë bosh”, aktivistët francezë protestë për dy fëmijët shqiptarë: Ktheni Besardin dhe Sylvinën

Aktivistët francezë duke protestuar për 2 fëmijët shqiptarë

Besardi 6 vjeç dhe Sylvina, 9 vjeç, duhet të vazhdonin shkollën fillore në Saint Bruno, por familja e tyre është kthyer në Shqipëri në fund të muajit gusht, për shkak të procedurave me refuzimin e azilit.

Të hënën në mëngjes, aktivistët e Rrjetit të Arsimit pa Kufij, u mblodhën para dyerve të shkollës për të sensibilizuar ndërgjegjësimin mes mësuesve dhe prindërve për familjen Tocilla, e dëbuar sot nga Franca.

Familja shqiptare jetonte në La Benauge që prej vitit 2014, dhe u kthyen në Shqipëri që prej 24 gushtit të këtij viti. Familjes shqiptare i është refuzuar azili dhe kërkesa për leje qendrimi. Ankesa pranë gjykatës administrative është pezulluar.

Besardi 6 vjeç dhe Sylvina 9-vjeçare, kanë vazhduar prej kohësh shkollën fillore në “Saint Bruno”. Emrat e tyre rezultonin ende në ditarin e nxënësve që prisnin të nisnin shkollën të hënën. Në banderolat e tyre shkruhej “Dy karriget janë bosh, kjo familje duhet të kthehet”.

Babai i dy të miturve ishte dërguar në spitalin neurologjik CHU Pellegrin. Prefektura e justifikoi dëbimin e kësaj familjeje me argumentin se Shqipëria ishte në gjendje të përgjigjej për sëmundjen e babait. Rrjeti i aktivistëve do të vazhdojë apelin për kthimin në Francë të dy fëmijëve shqiptarë dhe familjes së tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër