Një konflikt mes një shqiptari të Kosovës dhe një shtetasi serb në kufirin Kroaci-Serbi ka përfunduar në përleshje fizike.

Video nga ky moment është publikuar në rrjetet sociale. I riu shqiptar i cili pretendon se është provokuar ka zbritur nga automjeti i tij duke u afruar pranë makinës së shtetasit serb.

“Këtu je në Shqipëri”, dëgjohet t’i thotë ai. Pas konfliktohen për disa momente me tone të larta, ata nisin të përleshen edhe fizikisht.