Kuvendi/ Berisha debat me Leskajn e KLSH-së: Këtyre thuaju hajdutë të 1.2 mld €

Tiranë-Pak pas përfundimit të ceremonisë për përurimin e bustit të ish-deputetit të PD-së, Pjetër Arbnori, politika shqiptare i harroi buzëqeshjet që këmbeu në ceremoni, për t’u rikthyer në parlament mes akuzave për vjedhje e për drogë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i kërkoi kreut të KLSH, Bujar Leskaj t'u drejtohej ministrave dhe kryeministrit Edi Rama me fjalët “hajdutë” dhe “kryehajdut”, pasi sipas tij nga dokumentet e audituara, ka rezultuar se janë abuzuar 1.2 miliardë euro nga koncesionet. 

Nga foltorja e Kuvendit, ku raportoi veprimtarinvë vjetore të KLSH, Leskaj tha se detyra e tij është zbatimi i ligjit dhe jo të bëjë politikë. Berisha thumboi edhe ministrin për Diasporën, Pandeli Majko, i cili e ndërpreu në një moment kur ish-kreu i qeverisë po akuzonte Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën, për të cilët tha ai, maxhoranca ka sjellë një ligj favorizuar për lojërat e fatit.  

Replikat e Berishës me kreun e KLSH:

Berisha: O të poshtër keni vjedhur 1.2 miliard euro koncesione. Kjo nuk është e dhëna e imja. Ju (i drejtohet Leskajt) iu keni thënë shqiptarëve me dokumente të firmosura dhe të vulosura nga kjo mazhorancë që këta, me këtë kryehajdutin…. A ju drejtove në fjalën tuaj “o hajdutë që u keni vjedhur 1.2 miliardë euro shqiptarëve”. Lexojeni ligjin për lojërat e fatit, sa i merret Geronit dhe Olsit. E dini që këta kanë sjellë një ligj për Geronin dhe Olsin.  

(Majko ndërhyn nga vendi)

Berisha: Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë. Merr dhe lexo ligjin. Ligji për lojërat e fatit, tarifa për këto lojëra ulet katër herë. Geronit dhe Olsi Ramës, 80% të fitimit, nuk do iu merret më 15% i fitimit, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Zoti Leskaj, duhet t'u drejtohesh me hajdut dhe kryehajdut këtyre. 

Bujar Leskaj: I nderuar dhe i dashur doktor, KLSH e ka bërë punën audituese. S'mund të kalojë vijat që ligji s'na i lejon. Ne auditojmë zbatimin e ligjit. Nëse do kaloja në atë fushë, riskoja profesionalizmin e institucionit. Mund të përfitoja disa kredite për vete, por parësore për ne janë interesat e qytetarëve, të interesave kombëtare dhe jo të kalojmë në politikë. 

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi sipas nenit 80 ligji 35/2016

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Edmond Spaho: S’mund të rrimë në një vend ku vidhet vota

Opozita ka kërkuar rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet Edmond Spahos dhe pasi iu refuzua kjo kërkesë nga Vasilika Hysi, deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit. 

Ndërsa në emër të grupeve parlamentare opozitare ka folur Edmond Spaho nga PD, i cili tha se votimi i ligjit për teatrin ishte i parregullt, ndaj duhet të përsëritet. Por kjo gjë nuk u mor parasysh,  Spaho deklaroi se opozita do të largohet nga seanca, pasi nuk mund të qëndrojnë në një Kuvend ku vidhet vota.

Ne duam të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar sepse një nga deputetët e maxhorancës kishte votuar edhe për një deputet të opozitës. Dhe kryetari i Kuvendit porosit i që të mblidhej këshilli i votimeve dhe procedurave, i cili u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht nga pretendimet e palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës, kërkoj që të rivotohet ligji për teatrin pasi ka qenë i parregullt. Për shkak se ju nuk lejoni që të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste, ne do largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.

Edmond Spaho, deputet i PD

Ora 12:44
Opozita braktis Kuvendin: Të rivotohet 'Teatri'! Balla fton LSI-në: Të votojmë ligjin për Magjistratët

Opozita shqiptare ka refuzuar thirrjet e BE për të votuar ligjin për magjistratët, që i hap rrugë zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, që kanë krijuar ngërç në drejtësi.

Me pretendimin se votimi për Teatrin Kombëtar është manipuluar, opozita bojkotoi Kuvendin, duke injoruar thirrjet e komisionerit Hahn dhe eurodeputetëve për të qenë të pranishëm gjatë seancave dhe votuar ligjet e zbatimit të reformës në drejtësi.



Opozita kërkoi rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet kreut të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho.

“Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla”, deklaroi Spaho. 

Drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi u përgjigj shkurt: “Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë”.

Me një herë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare. Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që ligji për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligji i shkollës së magjistraturës të shtyhen për seancën e 23 korrikut. Balla i përsëriti thirrjen LSI-së për të bashkuar votat me maxhorancën për miratimin e ligjit që i hap rrugë emërimeve të reja në drejtësi, për tY zëvendësuar gjyqtarët e djegur nga Vettingu.

Thirrja ime është që për hir të një procesi dialogu të rëndësishëm me një pjesë të rëndësishme të opozitës të shtyhen për seancën e datës 23. Do kishte qenë mirë që opozita dhe kryetari i grupit të saj, kur bëjnë një kërkesë duhet të respektojnë dhe përgjigjen. Opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Shqipëri, i cili i kërkoi që të mos bojkotojnë parlamentin, ata i përgjigjen me të njëjtën gjuhë.  

Lidhur me pretendimin pse deputeti Bitri ka votuar me kartën e aksidesit të Tavos, por mendoj që kjo është sqaruar. Dhe nëse ka një faj, i takon vetëm deputetëve të opozitës, që u munduan të bëjnë një rreng ndaj një deputeti që ka qenë i asaj partie, por prej pak kohësh është deklaruar si deputet i pavaruar. 

Kreu i grupit të PS tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës. Kemi një ligj të rëndësishëm për të diskutuar sot në parlament, për të votuar 15 djem e vajza në magjistraturë për të vazhduar karrierën e tyre në drejtësi. Se do jenë këta magjistratë të rinj që do plotësojnë vendet vakante të atyre gjykatësve që ka përjashtuar Vettingu.

Ligji për Magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor u shtynë për seancën e ardhshme dhe të fundit të këtij sesioni parlamentar.

Ora 12:02
Fatmir Mediu: Sistemi gjyqësor ka rënë, propagandë qeveritare

Pak para largimit të opozitës nga salla, ishte deputeti i futur në listat e PD-së, njëherazi kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që u bëri një thirrje deputetëve duke kërkuar që të shqyrtojnë kushtetutën nëse është funksionale apo jo.

Institucionet shtetërore po abuzojnë përditë, Keni shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë. Gjykata e Lartë e mohoi ngritjen e institucioneve të rëndësishme si: KLP, KLGJ. Mbi 20 mijë dosje janë të pashqyrtuara nga Gjykata e Lartë. Gjykatat në vend nuk ekzistojnë më. Demokracia është në krizën e saj më të madhe.

Fatmir Mediu, deputet i PD-së

Nga ana tjetër Mediu është shprehur se në Shqipëri mungon sistemi gjyqësor dhe se sot nuk ka më institucione të larta, si KLD, KLGJ.

Sot nuk ka më institucione si KLD, KLGJ. Qeveria ka filluar një propagandë, bajate, si: Më mirë pa gjyqësor se me gjyqtarë të korruptuar. Kështu Shqipëria po kthehet në lloj kalifati tashmë. Çfarë duam ne në BE? Kjo situatë e turpshme kërkon zgjidhje, kjo duhet të jetë kushtetuese jo zgjidhje e majtë apo e djathtë, të ulemi për të parë a kemi kushtetutë funksionale apo jo? Nuk mund ta lëmë vendin tonë në gjykimin e interesave politike të qeverisë.

Fatmir Mediu, deputet i PD-së

Ora 11:14
Majko i ndërpret fjalën, Berisha: Ti Pandeli mos fol, ty të largojnë e të kthejnë prapë

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte nga vendi Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn se qeveria hartoi një ligj posaçërisht për ta, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka ndërprerë fjalën. 

Teksa në Kuvend raportonte kreu i KLSH, Bujar Leskaj, ligji për lojërat e fatit, tha Berisha, është bërë për vëllain e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të cilët favorizohen në biznesin e lojërave të fatit. Majko ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Berishës të përfundojë akuzat. 
Berisha e thumboi duke iu drejtuar: "Ti Pandeli mos fol më mirë, se ty të largojnë dhe të kthejnë prapë", duke iu referuar përplasjes së Majkos me Ramën seancën e para dy jave, kur u votua ligji për Teatrin Kombëtar dhe për rrjedhojë ministri nuk votoi pr.ligjin. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 19/07/2018 16:18

    Berisha per lodrat e fatit. Po per breket e Karmines kur do flase?

    Përgjigju
  • afrim: 19/07/2018 14:05

    Gjynahh vertet gjynah per opoziten se kush flet e kush i perfaqeson ne emer te tyre!

    Përgjigju
  • Livia Tusha: 19/07/2018 14:03

    Ik o efendi nga ai parlament dhe leri foltoren te rinjve!

    Përgjigju
  • Qyli: 19/07/2018 14:01

    Flet ti per lojrat e fatit more? Ti qe mjafton te pagusnin haracin tek Xeni dhe ishin ok. Ti qe mbushe tiranen me kazino

    Përgjigju
  • Ja fut kot: 19/07/2018 14:01

    Ky ka rrjedhur akuzen e quan pyetje ne mes te shqiptarve!

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 19/07/2018 13:04

    Une qe shjruaj kete koment jam perkrahes I zjarrte I te majtes;nuk ma priste mendja kurre qe duke qene 5vjet ne pushtet lejoni krye krimineli te lehi ne kuvend hakoma!?.si eshte e mundur qe bemat e tij nuk mund ti mbaje asgje??dhe hakoma llomotit krimineli per drogen,detin,vjedhjet mban peng te gjitha ecurit e vendit?a nuk eshte ky kriminel qe inicon mender opoziten te kendoje te njejten kenge?Po ka goje ky kelysh ujku te flSi per krimet.perse te mos filloje me radhe gjykimi I krye kriminelit qe nga piramidat e ,96 etj,etj?.A kini menduare qe shkelet besimin e popullit me kete plogeshti perpara ketij krimineli??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve