Pak para largimit të opozitës nga salla, ishte deputeti i futur në listat e PD-së, njëherazi kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që u bëri një thirrje deputetëve duke kërkuar që të shqyrtojnë kushtetutën nëse është funksionale apo jo.
Institucionet shtetërore po abuzojnë përditë, Keni shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë. Gjykata e Lartë e mohoi ngritjen e institucioneve të rëndësishme si: KLP, KLGJ. Mbi 20 mijë dosje janë të pashqyrtuara nga Gjykata e Lartë. Gjykatat në vend nuk ekzistojnë më. Demokracia është në krizën e saj më të madhe.
Fatmir Mediu, deputet i PD-së
Nga ana tjetër Mediu është shprehur se në Shqipëri mungon sistemi gjyqësor dhe se sot nuk ka më institucione të larta, si KLD, KLGJ.

Sot nuk ka më institucione si KLD, KLGJ. Qeveria ka filluar një propagandë, bajate, si: Më mirë pa gjyqësor se me gjyqtarë të korruptuar. Kështu Shqipëria po kthehet në lloj kalifati tashmë. Çfarë duam ne në BE? Kjo situatë e turpshme kërkon zgjidhje, kjo duhet të jetë kushtetuese jo zgjidhje e majtë apo e djathtë, të ulemi për të parë a kemi kushtetutë funksionale apo jo? Nuk mund ta lëmë vendin tonë në gjykimin e interesave politike të qeverisë.
Fatmir Mediu, deputet i PD-së
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Berisha debat me Leskajn e KLSH-së: Këtyre thuaju hajdutë të 1.2 mld €
/Shqiptarja.com
