KF Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke mposhtur minimalisht Bylisin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e raundit të 28-të të Superligës shqiptare të futbollit e cila u luajt këtë pasdite në ‘Selman Stërmasi’.

Takimi nisi qetësisht dhe me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me ekipet që treguan kujdes të madh në mbrojtje.

Në pjesën e dytë loja u bë më e hapur dhe momenti vendimtar erdhi në minutën e 67-të. Sulmuesi Serge Tabekou, i aktivizuar nga stoli vetëm gjashtë minuta para se të shënonte, shfrytëzoi një asist të Alvarez dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin dhe në fund fitoren bardhebluve.

Me këtë sukses, KF Tirana ngjitet në vendin e parafundit me 24 pikë, por i afrohet rivalëve direkt në garën për mbijetesë. Nga ana tjetër, Bylisi mbetet në vendin e shtatë me 27 pikë, vetëm tre pikë më shumë se kryeqytetasit.

Bardheblutë siguruan tri pikë me rivalin direkt, ndërsa kjo ishte fitorja e parë e Orges Shehit pas rikthimit te Tirana.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 28-të:

E premte, 13 mars 2026

19:00 Egnatia 0-0 Vllaznia

E shtunë, 14 mars 2026

15:00 KF Tirana 1-0 Bylis

18:00 Flamurtari - AF Elbasani

E diel, 15 mars 2026

15:00 Vora - Partizani

18:00 Dinamo - Teuta

Renditja: