/ATSH/.- Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo në takimin e sotëm me ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Haki Demolli, ka vlerësuar "rezultatet e shkëlqyera të arritura nga FSK në fushën e asgjësimit të mjeteve shpërthyese, duke përmirësuar sigurinë për të mirën e gjithë popullsisë së Kosovës".
Sipas KosovaPress, në takimin e parë të gjeneralit Figliuolo me Demollin, nga emërimi i tij si Ministër i FSK-së, është konfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit të KFOR-it me FSK-në brenda mandatit të saj aktual.

Komandanti i KFOR-it dhe Ministri i FSK-së janë pajtuar për "rëndësinë e përpjekjeve të KFOR-it për të kontribuar, si reagues i tretë, në mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në gjithë Kosovën", thuhet në komunikatë