Arrihet të identifikohen organizatorët dhe udhëheqësit e dhunës kundër ushtarëve të KFOR në barrikadat e Jarninës dhe Jagnjenicës. Sipas komandantit të KFOR, Erhard Drews, organizatorët e dhunës janë biznesmeni Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij.
"Sulmi i dhunshëm në Jarinje është organizuar dhe udhëhequr personalisht nga Zvonko Veselinoviç. Ne kemi video incizimet. Ndërsa në Jagnjenicë sulmet janë udhëhequr dhe organizuar nga vëllai i tij. Edhe për këtë kemi xhirimet”, ka thënë Drews.
Sipas tij, Veselinoviç nuk kishte me fat sepse u godit nga një plumb gome në qafën e tij dhe, siç thotë Drews ai "është aktualisht jashtë loje."
Drews tha se xhirimet në fjalë u janë dorëzuar EULEX'it dhe se ky mision po punon ngushtë me autoritetet serbe lidhur me këtë çështje.
/Shqiptarja.com