Khamenei rikonfirmon ”linjat e kuqe” të Iranit në negociatat bërthamore
TEHERAN, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Lideri suprem, ajatollahu iranian Ali Khamenei rikonfirmoi ”linjat e kuqe” të Iranit në negociatat për programin bërthamor duke kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve ekonomike nga OKB-ja dhe SHBA-ja në rast marrëveshjeje dhe duke përsëritur refuzimin e tij për çdo inspektim të qendrave ushtarake. Kjo deklaratë e publikuar në faqen […]
/ATSH-AFP/ - Lideri suprem, ajatollahu iranian Ali Khamenei rikonfirmoi "linjat e kuqe" të Iranit në negociatat për programin bërthamor duke kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve ekonomike nga OKB-ja dhe SHBA-ja në rast marrëveshjeje dhe duke përsëritur refuzimin e tij për çdo inspektim të qendrave ushtarake.
Kjo deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të numrit një iranian u bë ndërkohë që maratona diplomatike para se të garantojë se Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore ka hyrë në fazën e fundit, një javë nga data përfundimtare 30 qershor për arritjen e një marrëveshjeje për këtë çështje me fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani).
Ajatollahu Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për çështjen bërthamore, e bëri këtë deklaratë para asamblesë së drejtuesve të vendit duke përfshirë këtu dhe presidentin, Hassan Rohani.
"Të gjitha sanksionet ekonomike, financiare dhe bankare, të kujdo qofshin ato të Këshillit të Sigurimit apo Kongresit dhe qeverisë amerikane duhet të anulohen menjëherë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe sanksionet e tjera duhet të hiqen brenda një fati që caktuar kohor", theksoi ai.
Ai shprehu gjithashtu mosbesim ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA).
"Anulimi i sanksioneve nuk duhet të lidhet me aplikimin nga Irani të angazhimeve të tij. Mos thoni: aplikoni angazhimet tuaja më pas prisni që AIEA t'i çertifikojë që sanksionet të hiqen. Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë një gjë të tillë", deklaroi Khamenei.
Marrëveshja kornizë e arritur në muajin prill mes Iranit dhe fuqive të mëdha të grupit 5+1 parashikon një limitim të programit të pasurimit të uraniaumit nga Irani për një periudhë 10-vjeçare.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56