Raporti mes Kiarës dhe Luizit mesa duket po fillon të përmirësohet, kjo pasi Kiara ka vendosur të shoqërohet me Luizin edhe pasi ai deklaroj që historia e sëmundjes ishte një gënjeshtër. Në komente të shumta në rrjete sociale thuhet se këngëtari po bën të pamundurën për të marrë vëmendjen e Kiarës dhe për të fituar besimin e saj. Së fundmi dyshja kanë diskutuar dhe kanë qeshur së bashku në dhomën e gjumit deri në orët e para të mëngjesit. Teksa bisedonin moderatorja i tha Luizit se pa të shtëpia nuk do të kishte kuptim, ndërsa këngëtari i kërkoi që ajo të ketë besim tek ai.
" Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do kishte kuptim dhe këtë nuk ta them për të bërë qejfin. Ke shumë humor, se mbaj dot të qeshurën", i tha Kiara.
" Veç ki besim te unë, kaq po them!", u përgjigj Luizi.