Kiara Tito merr në menaxhim faqen e re të Luiz Ejllit, ‘çmenduri’ në rrjet, mbi 120 mijë ndjekës brenda një ore

Kiara Tito merr në menaxhim faqen e re të Luiz Ejllit, ‘çmenduri’ në rrjet, mbi 120 mijë ndjekës brenda një ore

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Ish banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, moderatorja Kiara Tito ka marrë në administrim instagramin e ri të Luiz Ejllit. Nëpërmjet një postimi, ajo njoftoi se ka hapur një profil të ri për këngëtarin pas mbylljes së faqes së tij të mëparshme që pati kaluar më shumë se 650 mijë ndjekës.

I habitshëm është fakti i zhurmës që ka bërë në rrjet ky profil i ri në instagram për Luiz Ejllin sepse në vetëm 1 orë aktive, faqja ka arritur të grumbullojë mbi 125 mijë ndjekës duke thyer çdo rekord.

Në postimin e parë të bërë në faqe, falënderohen të gjithë personat që e kanë mbështetur këngëtarin gjatë rrugëtimit të tij.

Faqja e re është hapur pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP që mbahet në 6 maj.

Instagrami i ri i Luiz Ejllit

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 29/04/2023 09:47

    PO kiara MASHTRUESJA PER KETO GJERA U LIDH ME MASHTRUS luizin

    Përgjigju
  • alisa: 29/04/2023 07:46

    mashtrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn