Kiço Londo: Mungesa e kritikës
profesionale po dëmton teatrin

Kiço Londo: Mungesa e kritikës<br />profesionale po dëmton teatrin<br>
Kiço Londo, drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, ka folur për dëmin që i sjell teatrit shqiptar mungesa e kritikës.

“Mungesa e kritikës profesionale dhe lavdërimi i tepërt, ose hipokrizia me ato që ndodhin në skenën e teatrit, është një gjë që duhet të na shqetësojë. Do të duhet që të gjendet një rrugë. E thashë, raporti me dramën shqipe dhe raporti me kritikën, janë dy pikat më të dobëta që ka teatri ynë sot. I ka edhe Teatri Kombëtar, dhe Eksperimental, i ka edhe Teatri Metropolit dhe ndonjë tjetër. Teatri është i yni. Dhe, pastaj të nesërmen në gazetë shohim dy faqe me elozhe për një gjë që jemi koshient se nuk është kështu”

Të nesërmen shikojmë dy faqe gazete që i bëjnë elozhe shfaqjes për një gjë që jemi koshient që nuk është kështu”, tha Londo.

Londo është shprehur për problemet që vijnë nga vlerësimi joprofesional i shfaqjeve gjatë prezantimit të premierës së parë të “Boeing Boeing” që do të shfaqjet në datat 6 e 7 janar. Është e para premierë që vjen nga institucionet kulturore dhe biletat janë shitur të gjitha për të dyja netët.

Për Kiço London si regjisor, as shitja e biletave, e as mbushja e sallës me shikues, nuk e përcakton suksesin e një premiere.

“Në shumicën e rasteve, ka regjisorë dhe aktorë, të cilët tentojnë vazhdimisht të marrin të qeshurën nga publiku, që publiku të dalë nga salla, të thotë që “kjo është një shfaje shuëm e mirë dhe kjo ndodh. Dhe të rivinë njerëz të mbushin sallën, të marrin biletat dhe aktorët “të ngrohen”.

Në fakt mua do të më pëlqente shumë, nëse një kast aktorësh dhe një regjisor do të përpiqeshin që të komunikonin me rrugë të nëndheshme, gjë e cila është mjeshtëria e regjisorëve dhe aktorëve me spektatorin dhe të mos e lëshonin spektatorin në të qeshura të shfrenuara.

Nëse më pyesni personalisht sesi e masni një komedi me spektatorin, është kur spektatori reagon, por reagon me elegancë, aq në mënyrë elegante që të mos e prish veprimin në skenë”,
shpjegoi Kiço Londo.

Një tjetër kritikë e Londos është edhe për teatrot rajonale të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit e më gjerë, që nuk lëvizin kurrë për shfaqje në zonat më të thella të rajonit.

Ndërkohë vetë Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka zhvilluar turne të gjata nëpër këto zona me premierat e tij dhe së fundi me komedinë “Boeing Boeing”, ku luajnë aktorët Gentian Zenelaj e Amos Zaharia.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet