Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga Roma, duke nxitur kureshtjen nëse udhëtimi i saj në Itali mund të ketë lidhje me përgatitjet për dasmën e saj.

Më herët ishte raportuar se Kida pritet ta kurorëzojë dashurinë në muajin shtator.

Ishte bërë e ditur se ceremonia pritet të mbahet në një rezidencë luksoze në Romë.

Tashmë, publikimi i pamjeve nga Roma nga ana e Kidës ka shtuar edhe më shumë dyshimet se këngëtarja mund të ketë nisur përgatitjet për ditën e saj të veçantë.

Foto e postuar nga Kida në Instagram