TIRANË - Këshilli i Europës ka ngritur shqetësimin për vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi duke i kërkuar Greqisë të respektojë legjislacionin vendas dhe atë të BE-së për trajtimin e të burgosurve të huaj.
Komisioneri për të drejtat e njeriut, Niels Muznieks, ka bërë një deklaratë në Komitetin për Parandalimin e Torturës në këtë Këshill, në të cilën, ndërmjet të tjerave ka thënë:
“Jam seriozisht i shqetësuar në lidhje me rastin e torturës që çoi në vdekjen e Ilia Karelit. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të jenë vende ku nuk vepron ligji. Standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen edhe atje dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi.
Veprimi i ndërmarrë nga autoritetet gjyqësore të Greqisë për të hetuar këtë rast është një hap pozitiv, që duhet të çojë në ndëshkimin shembullor të të gjithë personave përgjegjës për këtë krim.
Unë i bëj thirrje qeverisë greke të sigurojë, që sjellja e përgjegjësve të zbatimit të ligjit të jetë gjithmonë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut dhe të marrë masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e akteve të tilla të papranueshme”.
Nëse një vend i Këshillit të Europës nuk zbaton rekomandimet e aprovuara nga Komiteti i Ministrave, çështja mund të çohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, e cila kujdeset për të parë nëse angazhimi politik që vendet kanë marrë përsipër për zbatimin e rekomandimeve respektohet në praktikë.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Zemra e Karelit vjen në Tiranë, do ekzaminohet
Karelit: Greqia të dënojë vrasësit">