Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në punimet e Sesionit të 124-t të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Duke ju referuar tensioneve në Ukrainë Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, tha se shkaku kryesor i aksioneve të Rusisë, aneksimit të Krimesë dhe revoltave në vend, kanë si pikënisje mosrespektimin e shtetit ligjor dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, bëri gjithashtu një prezantim të Raportit për Situatën e Demokracisë, Shtetit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut në Evropë, raport i cili vë në dukje se Evropa sot është duke u përballur me krizën më serioze që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Ndërsa në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi raportin e përgatitur nga z. Jagland duke theksuar se ai vë theksin jo vetëm në sfidat e kontinentit tonë, por dhe në potencialin e organizatës për ruajtjen e tri shtyllave mbi të cilat qëndron: Demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut.
Ministri u shpreh se Shqipëria ka shprehur shqetësimin e saj për sa i takon ngjarjeve të fundit në Ukrainën Lindore, duke theksuar nevojën për respektim të integritetit territorial dhe duke inkurajuar dialogun në përputhje me angazhimet e ndërmarra sipas legjislacionit ndërkombëtar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com