KiE, Greqia në krizë
bleu armë për të shpëtua

KiE, Greqia në krizë<br />bleu armë për të shpëtua
STRASBURG - Shifrat zyrtare tregojnë se vendet e BE i kanë shitur Greqisë një sasi të madhe armësg me vlerë mbi 1 miliard euro në kulmin e krizës ekonomike në këtë vend.
Sipas raportit të publikuara sot nga Këshilli i Europës gjatë vitit 2010 Franca është shteti i ka shitur më shumë armë vendit helen, ku vetëm vlera e avionëve shkon në në 794 milionë euro.
Gjithashtu Franca ka shitur 58 milion euro raketa 19 milion euro pajisje elektronike kundërajrore. Pas sar renditen Holanda dhe Gjermania të cilat kanë përfitur 90 milion euro nga Greqia pas shitjes së armëve të tyre.
Pavarësisht se po përpiqet me çdo kusht të ruajë buxhetin e saj të cunguar, Greqia mbetet sërish një prej vendeve që shpenzon më shumë për blerjen e armëve në rajon, për shkak të një kërcënimi të perceptuar nga Turqia.
Nga ana e saj qeveria greke nëpërmjet përfaqësuesit të ministrisë së mbrojtjes, i tha kohë më parë agjencisë Reuters se vendet e BE nuk i kanë bërë asnjë presion Athinës zyrtare për të blerë armë, si kusht për ndihmën financiare.

Vendet e BE nuk kanë shitur asgjë për Iranin dhe Sirinë, ndërkohë që kjo tregti përkon reagimin politik të BE-së në pranverë arabe.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike