KiE, Leskaj: Kemi nisur reformat
themelore, bojkoti s'është zgjidhja

KiE, Leskaj: Kemi nisur reformat<br />themelore, bojkoti s'është zgjidhja
Kryetarja e delegacionit shqiptar dhe deputetja socialiste, Valentina Leskaj ka mabjtur fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të KiE gjatë mbledhjes së ditës së djeshme. Ku ka theksuar dhe punën me disa reformat në vend, duke i cilësuar si prioritete kombëtare: Reforma Territoriale, Reforma e Gjyqesorit dhe Reforma kundër Korrupsionit. Gjithashtu Leskaj nuk la pa përmendur dhe opozitën parlamentare duke deklaruar dhe se bojkoti nuk është zgjidhje.

“Pas zgjedhjeve të vitit 2013, funksionimi i Parlamentit është përmirësuar dukshëm duke patur një qasje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Qeveria aktuale ka nisur disa reforma themelore, të cilat janë prioritete kombëtare, si: Reforma Territoriale e cila u aprovua me sukses; Reforma e Gjyqesorit dhe Reforma kundër Korrupsionit.”- deklaroi Leskaj gjatë fjalës së saj në asamble.

Deputetja socialiste, Leskaj gjatë fjalës së saj u ndal më gjatë në luftën kundër korrupsionit duke preferuar të japi komentin e saj mbi këtë fenomen pa lënë pa përmendur dhe raportet ndërkombëtare si i ai i BE, raporti GRECO dhe ai më i fundit, raporti i OSBE-së.

“Shqipëria ka përforëcuar kuadrin ligjor dhe institucional kundër korrupsionit;

Është caktuar koordinatori kombëtar kundër korrupsionit si dhe janë vendosur pika kyçe koordinimi;

Është përforëcuar kooperimi midis institucioneve ligjzbatuese;

Ajo ç’ka është më me rëndësi, janë shifrat: numri i rasteve të korrupsionit të raportuara në prokurori është rritur me 54% në krahasim me vitin e kaluar.”- tha më në detaj mbi çështjen Leskaj.

Leskaj i kushtoi vëmendje dhe temave problematike, të lakuara së tepërmi qysh nga zgjedhjet e Qetshorit të vitit të kaluar, si Gjygjësori, administrata publike dhe Inspektoratit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Në vija të trasha deputetja socialiste flet për progress në këto fusha dhe këtë, sipas saj, e vërtetojnë shifrat.

“Për sa i përket Gjyqësorit, Shqipëria ka treguar se i është përmbajtur zotimit të saj për të reformuar këtë sistem, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionializmin e sistemit.

Për sa i përket administrates publike, Qeveria e re bllokoi çdo lloj punësimi nga muaji mars deri në muajin korrik, në mënyrë që Ligji mbi Administratën Publike të ishte plotësisht operativ, duke u përpjekur kështu të sigurojë një proces punësimi të qëndrueshëm dhe transparent.

Për sa i përket Inspektoratit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, janë bërë përmirësime në kuadrin ligjor dhe punën e Institucionit.
Shifrat tregojnë progres të konsiderueshëm.”- deklaroi mbrëmjen e djeshme Leskaj.

Gjithashu Valentina Leskaj, në fund të deklaratës së saj, nuk lë pa përmendur dhe raportin delikat mes mazhorancës dhe opozitës në parlament, duke lënë të kuptohet qartazi se nuk beson mbi efektshmërinë e bojkotit. Ndërsa dënoi dhunën verbale apo fizike, Leskaj deklaroi dhe se mazhoranca është e hapur për një zgjidhje, por në Parlament.

“Ndërkohë, unë besoj se bojkoti nuk mund të jetë një zgjidhje, për vendin në radhë të parë, por edhe për vetë opozitën.
Ne jemi të hapur që të diskutojmë në Parlament për çdo zgjidhje.
Ne kemi dënuar dhe jemi distancuar nga çdo lloj forme dhune, qoftë verbale apo fizike.
Ne nuk e kërkojmë opozitë për votat e saj, por e kërkojmë në mënyrë që reformat të jenë të qendrueshme dhe që të gjithë shqiptarët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament.”- theksoi Leskaj në fund të fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja