KiE letër Halimit: Ka probleme në
sistemin e drejtësisë shqiptare

TIRANE - Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muzniek shprehu shqetësimin në lidhje me sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Komisioneri i ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi për këtë çështje, duke theksuar se ka shqetësime konkrete në lidhje me standardet e KiE-së.

“Në nismat e fundit ligjore që synojnë përmirësimin e sistemit të ndihmës juridike falas në Shqipëri, mbeten ende shqetësime konkrete në lidhje me pajtueshmërinë e saj me standardet e Këshillit të Europës”, shkruhet në letrën e Muzniek.

Komisioneri gjithashtu nxit autoritetet shqiptare për të siguruar burime të mjaftueshme financiare për fushata ndërgjegjësimi rreth ndihmës juridike falas.

“Shumë individë humbin të drejtat e tyre në pamundësi për të ndejkur proceset gjyqësore”, tha komisioneri Nils Muzniek.

Me tej theksohet se sistemi i përzgjedhjes së avokatëve është tejet i komplikuar.

"Kriteret e përzgjedhjes kufizojnë në mënyrë të dukshme numrin e avokatëve, transparenca në përzgjedhjen e tyre duhet të përmirësohet, ndërkohë dhe tarifat e avokateve nuk duhet të jenë të tepruara në mënyrë që të përfitojnë dhe personat me probleme ekonomike”, shkruhet në letrën drejtuar ministrit të Drejtësisë Halimi.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove