TIRANË - “Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë: Autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjen e 21 Janarit akoma nuk janë para drejtësisë".
Kështu është shprehur gjatë një konference për shtyp, që u mbajt në Tiranë, Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks.
Ai ka shtuar rreth kësaj teme, që vazhdon të prekë interesin e institucioneve më të larta europiane, se "ka të dhëna se hetimet nuk janë kryer si duhet si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave të vihen para drejtësisë”.
“Do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje se kjo është çështje provë si për prokurorinë dhe funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri", theksoi Muizneiks.
Duke vënë theksin tek vendimi për “21 janarin”, komisioneri Nils Muižnieks, tha se ka ndodhur shkelje e të drejtave të njeriut, dhe sipas tij, përgjegjësit nuk janë vendosur ende para drejtësisë.
“E kuptoj që kjo çështje ka sensibilitet politik, por kjo nuk e pengon prokurorinë të vazhdojë punën e saj duke respektuar të drejtat e njeriut. Nuk dua të merrem me interpretimin gjithë procesit penal, e di që çështja pritet të apelohet, është në proces, por është e qartë që ka ndodhur shkelje e qartë e të drejtave të njeriut dhe ende nuk është marrë vendimi që këta njerëz të vendosen para përgjegjësisë".
"Kemi parë që një numër demonstruesish janë dënuar tashmë, por po pritet një vendim për personat që kanë qëlluar. Prokurori na informoi se hetimi në lidhje me shqyrtimin provave është ende në proces, nuk ka përfunduar. Dhe na premtoi se do të na informojnë në lidhje me hetimin për ketë qëllim dhe për gjithë çështjen në gjykatë. Sigurisht duhet të them se ne jemi të mendimit që gjykatat duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të tregojnë ndëshkueshmëri dhe përgjegjësit të dënohen”, tha Nils Muižnieks.
Sa i takon reformave që vendi ka ndërmarrë në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, komisioneri Nils Muižnieks tha se ka shumë punë për të bërë, ndërsa shprehu angazhimin e ndërkombëtarëve për të ndihmuar në reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.
“Unë nuk përfaqësoj BE dhe nuk dua të shprehem si një gjyqtar për gatishmërinë brenda për të marrë statusin e vendit kandidat, por merremi me zbatimin e të drejtave të njeriut dhe ligjit. Personalisht i mbështet aspiratat europiane të shqiptarëve dhe gjithë reformave, që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. Në shkëmbejnë informacione me zotin Stefan Fyle. Besoj se besimi tek drejtësia, sistemi i gjyqësorit dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave janë në nivel të ulët".
Komisinieri i ka shtuar kësaj se "e rëndësishme është që ministri juaj është në dijeni për këtë dhe është i përkushtuar për të realizuar reformat e duhura dhe për të avancuar në këtë drejtim, të ndihmojmë gjyqësorin dhe policinë të arrijë standardet e duhura, nëpërmjet trajnimesh". "Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por edhe kur të bëheni pjesë e BE puna nuk mbaron këtu por do të vijojë më tej”, u shpreh më tej Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës", tha Nils Muižnieks.
I pyetur lidhur me situatën financiare të vendit, buxhetin, dhe nevojat për përballim e situatës, Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës tha se reformimi dhe realizimi i planeve mund të realizohet edhe në situata të vështira.
“Nuk bëj krahasime mes vendeve, por mund t’ju jap disa sugjerime se çfarë duhet bërë. Sipas analizave të buxhetit, Shqipëria nuk rezulton në vendin e fundit. Një tjetër burim informacioni janë vendimet e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut, në varësi me numrin e popullsisë. Shqipëria nuk është vendi i vetëm në Europë me mungesa të mëdha buxhetore. Puna ime konsiston në mbajtjen në axhendë të çështjes së të drejtave të njeriut tek ato vende që janë në kushte të mëdha shtrënguese financiare. Mendoj se mund të bëhet shumë edhe pa para. Shqipëria ka plane të mira dhe nëse i realizon këto, sigurisht do të ketë ndihmë pozitive nga komuniteti ndërkombëtar”, u shpreh Nils Muižnieks.
TË SHQETËSUAR NGA DHUNA E POLICISË NDAJ NJERËZVE
"Një tjetër çështje që kemi ndjekur është keqtrajtimi i njerëzve nga ana e policisë. Nuk e kam fjalën për keqtrajtime serioze, por për një dhunë të përditshme nga policia si: rrahje, kërcënimi dhe frikësimi i njerëzve në mjediset e tyre", tha Muižnieks.
Ai ka shtuar se "i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë të japë mesazhin se dhuna e ushtruar nga policia është absolutisht e paparanueshme. E mirëpres aktivitetin e Avokatit të Popullit në lidhje me rastet e keqtrajtimit nga policia".
Sipas Komisionerit të KiE, "vendosja e kamerave në komisariate është një zhvillim, por më i rëndësishëm është procedimi disiplinor i atyre që ushtrojnë dhunë".
"Në çdo vend jo vetëm në Shqipëri unë theksoj misionin e Avokatit të Popullit. Mendoj se këto struktura duhen mbështetur dhe forcuar aktiviteti i tyre. Të forcohet bashkëpunimi i Avokatit të Popullit dhe Komisionerit anti-diskriminim. E kam inkurajuar bashkëpunimin e ministrit të Brendshëm me AP, pasi njerëzit nuk janë të prirur të shkojnë në polici".
Komisioneri Muižnieks ka theksuar se "administrata publike duhet të marrin me seriozitet rekomandimet e këtyre dy institucioneve dhe këto do funksionojnë më mirë nëse ka kooperim me OJQ-të përkatëse". "Pres të ketë zhvillime më domethënëse në këtë drejtim".
PAS VIZITËS, NJË RAPORT DYMUJOR DHE TAKIME TË TJERA
Pas kësaj vizite ne përgatisim një raport për një periudhë dymujore dhe kjo punë do shoqërohet me takime të tjera që mund të kem në Strasburg me përfaqësues të Shqipërisë në KiE, me përfaqësues nga media nëse ka interes dhe do kthehem përsëri në Shqipëri. Mandati im është edhe 4 vite e gjysmë dhe do kem mundësi të shoh progresin e bërë gjatë kësaj kohe".
RAPORTET NGA SHQIPËRIA, PA INFORMACION MBI DHUNËN NDAJ GRAVE
I pyetur se ç'mendonte mbi dhunën ndaj grave në Shqipëri, Komisioneri i KiE-së u shpreh i painformuar sa duhet:"Në raportet tona nuk ka rezultuar dhuna ndaj grave, por mirëpresim çdo informacion", tha ai.
I KËNAQUR ME NDIHMËN LIGJORE, KUJDES ROMËT DHE PAK
"Jam i kënaqur me amendimin e ligjit për ndihmën ligjore. Inkurajojmë qeverinë të vazhdojë më tej sidomos me grupet vulnerabël si romët dhe me personat me aftësi të kufizuar (PAK)", u shpreh omisioneri për të drejtat e njeriut në KiE. Ai ka shtuar se "njerëzit duhet të jenë të informuar për ndihmën ligjore që mund të përfitojnë".
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Komisioneri i KiE te Avokati i Popullit për 21 Janarin