Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar ndonëse në fuqi është ende armëpushimi për të mundësuar zhvillimin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit. Ndërkohë vizita e planifikuar për në Islamabad e grupit amerikan negociues, Steve Witkoff dhe Jared Kushner është anuluar, duke rrëzuar edhe aludimet për zhvillimet e bisedimeve sot.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ndodhet në Shën Petërsburg ku do të pritet në takim nga presidenti Vladimir Putin.

Irani u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të filluar bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit në një fazë të mëvonshme, raporton Axios. Sipas burimeve, propozimi i ri iu paraqit Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësve pakistanezë.

"Diplomacia është në një ngërç dhe udhëheqja iraniane është e ndarë në lidhje me atë se cilat lëshime bërthamore duhet të vihen në tryezë. Propozimi iranian do ta anashkalonte këtë çështje, duke synuar një marrëveshje më të shpejtë", vëren Axios.

Nga një bilanc i bërë nga Marina Amerikane, 38 anije tretarë të lidhura me Iranin janë kapur në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i bllokadës detare të vendosur nga SHBA. "Marina Amerikane vazhdon të zbatojë bllokadën e porteve iraniane, duke parandaluar anijet të hyjnë ose të dalin. Forcat amerikane kanë urdhëruar 38 anije të kthehen në port", thuhet në deklaratë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
Ministri i Jashtëm iranian nga Rusia: Siguria e Hormuzit është me rëndësi globale

 

Çështja e "tranzitit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit është me rëndësi globale", tha Ministri i Jashtëm iranian 1777128145_abbasaraghchi.webp në Rusi, pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara për "qasje që bënë që raundi i mëparshëm i bisedimeve" në Pakistan "të dështonte në arritjen e objektivave të tyre për shkak të kërkesave të tepërta".