Komitet i Parandalimit të Torturës në Këshillin Evropian i rekomandon qeverisë shqiptare ndërtimin e një burgu që do të shërbej për personat me probleme mendore. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se përfaqësuesit e këtij komiteti kanë vizituar nga pranë spitalin e burgut, i cili ndodhet pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” dhe burgun e Zaharisë në Krujë dhe pas situatës së konstatuar kanë bërë dhe rekomandimet përkatëse.

Sipas axhendës përfaqësuesit e këtij komiteti më datë 11 dhjetor 2017 pak ditë më parë janë takuar me Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që përfaqëson Kryeministrin Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë, si dhe Arben Çuko, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Fioralba Laska, zyrtare ndërlidhëse e KPT-së nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com