MOSKË, 28 korrik /ATSH-DPA/ - Ukraina është e angazhuar në dy luftëra, njëra kundër separatistëve me mbështetje ruse dhe tjetra për reformimin e qeverisë dhe ekonominë e vendit, deklaroi sot ambasadori amerikan, Geoffrey Pyatt.
Në një deklaratë për median, Pyatt u shpreh se "Rusia po nxit rebelimin e  separatistëve në Ukrainën Lindore" dhe se "po dërgon pajisje ushtarake përtej kufirit".
Pyatt, i cili ka shërbyer si ambasador për dy vite, theksoi faktin se pavarësisht trazirave, Ukraina ka bërë një progres të madh në reformat e ndërmarra  në përputhje me vlerat perëndimore, përfshirë këtu reformat në sistemin e drejtësisë dhe ato të ristrukturimit të ekonomisë.
Ai shtoi se ushtria ukrainase tashmë është shumë më e aftë. Pyatt dënoi konfliktin në Ukrainën Lindore./  /r.b/  a.jor.