1657569511_FXaDKFgWQAEegpi.jpg

Tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore , konkretisht grurin, ndërsa marina e Ukrainës është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt. 

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, saktësuan marina. 

Përdorimi i kanalit u bë i mundur me largimin e forcave ruse ndërsa prej ditësh diskutohet për grurin e bllokuar që nëse nuk kalon, kalbet dhe shkakton krizë ushqimore në të gjithë botën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ 7000 ushtarë ukrainas janë zhdukur! Erdogan bisedon me Putin për hapjen e korridorit për eksport