Lufta/ 7000 ushtarë ukrainas janë zhdukur! Erdogan bisedon me Putin për hapjen e korridorit për eksport

Lufta është në ditën e 137- të. Përmes një video-mesazhi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje tha se "sulmet brutale të artilerisë ruse në Donbass nuk ndalen". Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha se po mbledhin një milion ushtarë të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia. Ai u shpreh se Zelensky dha urdhër për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.

“Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet, dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet, "shpjegoi Reznikov.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u bëri thirrje edhe një herë banorëve të rretheve të pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.

"Është e nevojshme të bëhet kjo në mënyrë që forcat e armatosura të Ukrainës të mos rrezikojnë popullsinë civile gjatë operacioneve sulmuese”, tha Vereshchuk.

Nga takimi i G20 në Bali, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthon Blinken i kërkoi Pekinit të dënojë agresionin rus në Ukrainë. Vladimir Putin dhe Recep Tayyp Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike për korridoret e grurit. Sipas asaj që u njoftua nga presidenca turke, zhvillimet e fundit të ndërhyrjes ruse në Ukrainë ishin në fokus të bisedës, por mbi të gjitha ishin të përqendruar në bllokimin e 35 milionë tonë grurë ukrainas në portet e Detit të Zi për shkak të ndaj luftës dhe të cilat rrezikojnë të kalbet dhe të krijojnë një krizë ushqimore në të gjithë botën.

Disa orë pas telefonatës, kanë mbërritur 8 anijët e para të huaja për të ngarkuar grurin ndërsa marina e Ukrainës është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse

1657571037_erw3.JPG

Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në të gjitha pjesët e shtetit të marrin shtetësi ruse.

“Ky dekret është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, që nuk është në pajtueshmëri me normat dhe parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha më 11 korrik Ministria e Jashtme ukrainase.

Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes procedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Që nga 25 maji i këtij viti, ky rregull vlen edhe për banorët e dy rajoneve të tjera ukrainase, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë pushtuar gjatë pushtimit që Moska ka nisur në shkurt. Dhe tani, marrja e shtetësisë vlen për të gjithë banorët në Ukrainë.

Dekreti ka rritur shqetësimet lidhur me qëllimet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, tha një analiste me bazë në Kiev.

Zgjerimi “nënkupton se planet ruse për pushtim nuk kanë kufizime gjeografike”, tha Maria Zolkina, udhëheqëse e studimeve të sigurisë dhe konfliktit në Fondacionin për Nisma Demokratike, me seli në Kiev.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë insistuar se qëllimi i luftës nuk është pushtimi i Ukrainës. Megjithatë, Moska dhe autoritetet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara ukrainase tani thonë se këto rajone duhet të bëhen pjesë e Rusisë.

Autoritetet ruse të instaluara në territoret e pushtuara ukrainase në rajonet Herson dhe Zaporizhja më herët kanë thënë se kanë ngritur qendra të lëshimit të pasaportave për qytetarët ukrainas të cilët duan të pajisen me pasaporta ruse.

Në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut, që njihen me termin Donbas, liderët e separatistëve pro-rusë kanë thënë se qindra-mijëra banorë lokalë që nga viti 2019 kanë marrë shtetësinë ruse./REL

Ora 21:57
Kiev, anijet e para të huaja mbërrijnë në porte për të ngarkuar grurin

1657569511_FXaDKFgWQAEegpi.jpg

Tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore , konkretisht grurin, ndërsa marina e Ukrainës është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt. 

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, saktësuan marina. 

Përdorimi i kanalit u bë i mundur me largimin e forcave ruse ndërsa prej ditësh diskutohet për grurin e bllokuar që nëse nuk kalon, kalbet dhe shkakton krizë ushqimore në të gjithë botën.

Ora 17:50
Bllokimi i 35 milionë ton grurë, Erdogan bisedon me Putin për hapjen e korridorit

1656181112_erdogan.jpg

Vladimir Putin dhe Recep Tayyp Erdogan kanë zhvilluar bisedë telefonike për korridoret e grurit. Sipas asaj që u njoftua nga presidenca turke, zhvillimet e fundit të ndërhyrjes ruse në Ukrainë ishin në fokus të bisedës, por mbi të gjitha ishin të përqendruar në bllokimin e 35 milionë tonë grurë ukrainas në portet e Detit të Zi për shkak të ndaj luftës dhe të cilat rrezikojnë të kalbet dhe të krijojnë një krizë ushqimore në të gjithë botën.

Ora 15:29
7000 ushtarë ukrainas janë zhdukur

1657457661_Screenshot4.jpg

Mbi shtatë mijë ushtarë ukrainas janë të zhdukur. Kështu ka bërë të ditur kreu i Komisionit për Personat e Zhdukur, Oleg Kotenko, duke nënvizuar se shumica e tyre janë kapur nga ushtria ruse.

Ora 13:23
Ukraina rimerr nën kontroll një zonë të Khersonit

Kundërofensiva e Ukrainës në rajonin jugor të Khersonit ka arritur një fitore të vogël, është arritur të merret në kontroll fshati Ivanivka.

"E vetmja gjë që ka mbetur nga pushtuesit rusë në Ivanivka janë kujtimet e tmerrshme dhe pajisjet ushtarake 'të vdekura'," tha ai. 

Rajoni i Khersonit u pushtua nga Rusia në fillim të pushtimit, por Ukraina është përpjekur të rifitojë territorin. 

Ora 09:43
BE: Rreziku është që armët e dërguara Ukrainës mos të përfundojnë gjithmonë në duart e duhura

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, pas mbërritjes në Këshillin e Brendshëm joformal në Pragë u shpreh se përvojat nga luftërat e mëparshme kanë treguar se në fazat e konfliktit dhe në fazat pasuese ka një rritje të trafikut të armëve.

Për këtë arsye, sipas Komisineres, rreziku ekziston që armët mos të përfundojnë në duart e duhura.

"Ne e dimë nga përvoja nga luftërat e mëparshme, se në fazat e konfliktit dhe në fazat pasuese ka një rritje të trafikut të armëve. Për këtë ne duhet të punojmë për të përballuar në kohë këtë rrezik, edhe me përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë. Ne e dimë se sa armë ka në Ukrainë dhe padyshim që ato nuk janë gjithmonë në duart e duhura. Dhe për këtë ne duhet të përgatitemi për t'u mbrojtur nga kjo", tha Komisionerja.

 

Ora 09:00
Pas dorëheqjes, Johnson do jetë i dërguari special në Ukrainë?

Zyrtarët duan që kryeministri të marrë një rol të madh si lidhës diplomatik midis aleatëve perëndimorë dhe vendit të shkatërruar nga lufta.
Kjo do t'i lejonte atij të ndërtonte marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelesnky dhe të ruante një pozicion të fuqishëm në skenën botërore, sipas "The Sun".

Nëse Johnson pranon, kjo do të sigurojë gjithashtu që ai të vazhdojë të veprojë si një “irritues i madh” për despotin rus Vladimir Putin.

Lëvizja, e cila po konsiderohet në nivelet më të larta është propozuar nga ish-këshilltarë të lartë të qeverisë. Një grup ish-këshilltarësh të lartë të strategjisë dhe oficerëve ushtarakë besojnë se Johnson do të ishte ideal për këtë post për shkak të qëndrimit të tij unik dhe njohurive për të gjitha palët kryesore.

Profesori Gëythian Prins, një ekspert në strategjinë ushtarake dhe një këshilltar i Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, thotë se do të siguronte një “urë të artë” nga Doëning Street për Kryeministrin.

Në këtë drejtim, vë në pah mediumi britanik, plani për një rikthim të shpejtë në qendër të vëmendjes politike i është propozuar ekipit të zotit Johnson, kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zyrtarëve të lartë të Ukrainës. Ata e shohin luftën kundër Putinit si në një fazë kritike, ku një figurë e madhe si zoti Johnson mund të ndihmojë në ndryshimin e ngjarjeve.

Ai do të vepronte si një ndërmjetës për lëvizjen e armëve dhe ndihmën ushtarake midis Perëndimit dhe Ukrainës dhe të merrte gjithashtu një rol në çdo bisedim të ardhshëm të paqes.

 

Ora 08:41
Zelensky: Udhëheqësit rusë të sulmit në Donetsk do të ndëshkohen

Zelensky ka dënuar sulmin me raketa në Donetsk. Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale lideri ukrainas tha se dënimi i të gjithë autorëve të bastisjeve të qyteteve ukrainas është i pa shmangshëm.

"Një sulm me raketa në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetskut. Të gjithë ata që japin urdhra për bastisje të tilla, të gjithë ata që i kryejnë duke synuar qytetet tona, zonat e banuara, vrasin në mënyrë absolutisht të qëllimshme. Pas sulmeve të tilla, ata do të mund të thonë se nuk e dinë ose nuk e kanë kuptuar. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht të gjitha.”, tha Zelesnky.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 11/07/2022 18:02

    Cfare leshin ju lidh me Ukrainasit doja te dija ? Ky shtet legen eshte ngritur sa e sa here kundra Shqiptareve kurse ju po shqyeni by…n per ata legena dhe per keta kurva amerikane qe kane vrare miliona njerez ne bote ! Kur ndonjeri thote opinionin e tij filloni jo sa ju paguan e lesh e presh ta fitoje Putin tjua shqyej ketyre kurvave perendimore se po na shkelin si miza kurse ju qe i doni shkoni tju perdorin si skllever sorosit me biden !

    Përgjigju
    • Lala: 11/07/2022 22:34

      Per te vetmen arsye SE USA beri te mundur clirimin e kosoves jemi me USA dhe pro politikes SE tyre dhe tjetra pa USA ne keni Marr fund si shtet e komb ..historian e ka treguar kete .do me pse ??

  • Turi: 11/07/2022 13:46

    Ju pelqejne zezaket e amerikes apo latinsit o cuna ?

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/07/2022 11:44

    Tani e kuptuan ukrainasit qe fitorja apo humbja eshte vetem ne lufte frontale sepse me lufte partizane asgje sdo te nxirrte ne drite Uroj fitore popullit ukrainas

    Përgjigju
  • Turi: 11/07/2022 08:42

    Mos u vritni kot o dhema se ajo pune ka marre fund mos u beni mish per top per nje president kokrra e kurves se amerikes qe i intereson vetem pushteti i tij dhe jo jeta e popullit

    Përgjigju
    • ana: 11/07/2022 16:04

      O Turo, sado mire tju paguaj cari putin, jeni shume pak per te influencuar me propagande. Nuk i eshte bere gjaku uje te gjithe shqiptareve.Po kanakare si puna jote do kete, por ju jeni si puna e hudhres per te hequr synin e keq. Rrofte Ukraina e lire dhe e pavarur. Rrofte aleanca perendimore! Poshte putin kurvica dhe matrapazet pas tij. Tu bofshin ilace paret e ambasades ruse.

    • Lala: 11/07/2022 12:16

      CA Thu o plak ..qeka president legen se si ul hunden rusti dhe lufton per te Pas nje Ukraine te pavarur ?? Me gullash apo rubla te pagujn

    • O turi: 11/07/2022 10:22

      Ca behet andej nga ambasada ruse? Mire paga me rubla? Kendi ndjere inflacion ju spiunet bukeshkel?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë