UKRAINE - Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qendër të kryeqytetit ukrainas në Kiev në shenjë proteste kundër korrupsionit qeveritar.
Potestuesit marshuan nëpër rrugët qendrore të qytetit duke mbajtur në duar flamuj dhe parulla me slogane si 'në Evropë pa korrupsion! " dhe "Mos lejoni kryeministrin Janukoviç të vjedhë zgjedhjet në Kiev."
Marshimi përfundoi në afërsi të ndërtesës së parlamentit të Ukrahinës, ku disa javë më parë një deputet dhe aleat i Julia Timoshenkos iu hoq mandati nga një gjykatë duke shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian, që e konsideron rastin e tij të motivuar politikisht.
Autoritetet ukrainase janë ballafaquar me kritika ndërkombëtare për trajtimin e tyre të anëtarëve të opozitës në vitet e fundit siç është rasti i liderës së opozitës Julia Timoshenko, e cila nxiti revoltën në Ukrainë kundër zgjedhjeve të korruptuara në vitin 2004, dhe është dënuar me 7 vite për abuzim detyre në periudhën, që ishte kryeministre e vendit.
Ukraina kohët e fundit është kritikuar nga Komisioni Evropian se nuk parë rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com