/ATSH-AFP/ - Situata në lindje të Ukrainës është bërë këto ditët e fundit shumë e brishtë, deklaroi sot kreu i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier duke bërë thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve për të shmangur një përkeqësim tjetër të situatës.
"Situata në lindje të Ukrainës është bërë sërish shumë e brishtë", deklaroi Steinmeier, pasi u takua me vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët mbikëqyrin ngjarjet në lindje.
Ai kërkoi të përdoren të gjitha mjetet për të shmangur një përkeqësim tjetër të situatës në zonën e konfliktit, që ka shkaktuar rreth 6 300 të vdekur që prej shpërthimit të luftës në prill 2014, në një konferencë shtypi me kryeministrin ukrainas, Arseni Jatseniuk.
Ky i fundit deklaroi se Ukraina kishte humbur 20 për qind nga ekonomia e saj për shkak të këtij konflikti të armatosur që ka shkatërruar rajonet lindore industriale.
"Çdo ditë luftë na kushton pesë deri në shtatë milionë dollarë", theksoi ai me keqardhje.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA