KIEV – Ukraina fillon largimin e armëve të rënda nga lindja e vendit


KIEV, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ - Ukraina njoftoi sot fillimin e tërheqjes së armëve të rënda nga linja e frontit në lindje të vendit nën kontrollin e separatistëve prorurë, në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk, sipas një komunikate të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
"Konform marrëveshjeve të arritura në Minsk më 12 shkurt, Ukraina filloi tërheqjen e topave të kalibrit 100 milimetra në linjën e frontit", thuhet në komunikatë.
"Ky është hapi i parë nën mbikëqyrjen edhe të OSBE-së", theksohet në të./ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?