KIEV – Ukraina përgënjeshtron çdo livrim të armëve për Shtetin Islamik


KIEV,  /ATSH-AFP/ - Autoritetet pro-perëndimore ukrainase përgënjeshtruan sot se kishin livruar armë për organizatën e Shtetit Islamik, pas kapjes nga Kuvajti të një celule të akuzuar për transferimin e armëve nga Ukraina drejt Sirisë.
"Akuzat kundër Ukrainës përsa i përket një livrimi të armëve për terroristët e Shtetit Islamik janë të pabaza", deklaroi Ministria ukrainase e Mbrojtjes në një komunikatë.
"Ukraina nuk ka prodhuar, as ka blerë sisteme të mbrojtjes ajrore FN-6 me prodhim kinez dhe as ka siguruar tranzitin e tyre në territorin e saj. Për më tepër sistemet e mbrojtjes ajrore FN-6 nuk bëjnë pjesë dhe nuk kanë figuruar kurrë mes armëve të forcave të armatosura dhe grupeve të tjera ushtarake ukrainase", shtoi ajo.
Dje, Ministria e Brendshme e Kuvajtit njoftoi se autoritetet kishin kapur një grup që furnizonte me fonde dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Shtetin Islamik./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai