240 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga dita e pushtimit rus të vendit dhe 436 kanë mbetur të plagosur.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet e Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.
Bombardimi i qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse shtohet, u dëmtuan 1,883 institucione arsimore, 178 prej të cilave u shkatërruan plotësisht.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda








