Kievi akuzon rebelët pro-rusë se po shkatërrojnë provat në vendin ku u rrëzua dy ditë më parë avioni i kompanisë ajrore malajziane në lindje të Ukrainës. Në një deklaratë për shtyp, qeveria ukrainase akuzon separatistët se po fshehin provat e krimit të tyre ndërkombëtar me ndihmën e Rusisë. Sipas qeverisë, rebelët po përpiqen të transportojnë drejt Rusisë mbetjet e avionit të rrëzuar të enjten, ndërsa kanë hequr 38 trupa të viktimave duke i çuar në morgun e Donjeck-ut.
Nga ana tjetër ka ardhur një reagim nga rebelët pro-rusë të cilët akuzojnë Kievin se po ngadalëson ardhjen e ekspertëve për të hetuar rrëzimin e fluturimit 17 të avionit malajzian.
Ndërkaq, kanë qenë vetë ekspertët e
OSBE-së të cilët reaguan në një deklaratë për shtyp se nuk janë lejuar të hetojnë në vendngjarje pasi rebelët kanë qëlluar disa herë me armë në ajër. Lajmin e dha një anëtar i ekipit të OSBE-së, Michael Bociurkiw sipas të cilit vendi kontrollohet nga njerëz të armatosur të cilët nuk lejojnë të zhvillohen hetimet. 25 vëzhguesit e dërguar me mision janë tërhequr vetëm pak orë pasi kanë mbërritur. Edhe FBI dhe Bordi Ndërkombëtar i Sigurisë se Transportit kanë dërguar ekipet e tyre në lindje të Ukrainës për të ndihmuar në hetime.
Nga ana tjetër sot në mëngjes një ekip specialistësh malajzianë kanë mbërritur në Kiev për të ndihmuar në hetimin e arsyeve që çuan në rrëzimin e avionit. Hetuesit amerikanë do të hetojnë për të përcaktuar llojin e saktë të raketës që është përdorur dhe nëse sulmuesit kishin në plan për të rrëzuar një avion pasagjerësh apo nëse ata kishin synim një avion ushtarak ukrainas.
Nga ana e saj Rusia bën thirrje për një hetim të paanshëm dhe të mos arrihet në konkluzione pa perfunduar investigimi. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte shumë herët për të vendosour sanksione të reja kunder Rusisë, përpara se të mësohet se ç’ka ndodhur me siguri. Ndërsa Britania ndan të nëjtin mendim si presidenti amerikan Obama, i cili akuzoi separatistët, si përgjegjësit e vetëm për rrëzimin e avionit.
Të dhënat më të fundit nga Malasyia Airlines flasin për 192 hollandezë, 44 malajziane, 27 australianë, 12 indonezianë, 10 anglezë, 4 gjermnaë, 4 belgë, 3 filipinas, 1 kanadez dhe një nga Zelanda e Re.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21