
Udhëheqësit ushtarakë ukrainas kanë dhënë pak shpresa për një ofensivë të mundshme për të çliruar mbrojtësit e fundit të Mariupolit, të bllokuar në fabrikën e çelikut “Azovstal”.
“Deri më sot, një operacion i tillë do të kërkonte një numër të konsiderueshëm trupash sepse ushtarët ukrainas ndodhen në një distancë prej 150-200 kilometrash”, tha numri dy i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Oleksiy Hromov, duke theksuar se do të ishte një operacion shumë i kushtueshme për sa i përket jetëve njerëzore, sepse rusët kanë mbrojtje të fuqishme"
Ndërsa Zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk thotë se një mijë ushtarë mbetën në fabrikën e çelikut, ku gjysma prej tyre janë të plagosur.
Lajmi kryesor:
Johnson nënshkruan pakt ushtarak me Finlandën e Suedinë për mbrojtje në rast sulmi! Bombardohet fabrika e çelikut! Lavrov: Operacioni special i forcave ruse i jep fund dominimit të SHBA në botë









