Forcat ukrainase kanë rrethuar këtë qytetin Lyman, një qytet në rajonin e Donjetsk, që është një nyje e rëndësishme për të kontrolluar të gjithë zonën, që u pushtua nga rusët në korrik. Në një video të postuar në internet nga shefi i shtabit të Presidentit Zelensky, dy ushtarë shihen në lindje të qytetit duke ngritur flamurin e Kievit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase në Lindje, Sergey Chervatiï, tha se brenda 3-4 ditë mund të rimarrin kontrollin e qytetit, duke thënë se "forcat ruse janë të rrethuara në Lyman. dhe janë rreth 5000-5500 burra” . Sipas Sergey Gaïdai, guvernatorit të rajonit të Luganskut, ushtarët rusë kanë tre opsione: "të ikin, të vdesin të gjithë së bashku ose të dorëzohen". Edhe lideri prorus i rajonit, Denis Pushilin, nga Moska, ku ndodhet për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të aneksimit, pranoi se Lyman është "gjysmë i rrethuar". Qyteti është qendror për fatin e luftës.
Fshati Stavky në veri ka rënë, dhe në Zarichne në lindje, ka luftime rrugë më rrugë. E vetmja mënyrë për të furnizuar forcat ruse që pushtojnë qytetin, ajo për Torske, është nën zjarrin e armikut. Gjithashtu nën sulm është Jampil, në juglindje. Lyman krahasohet me Balakliya, qyteza në rajonin e Kharkiv ku ndodhi përparimi vendimtar i forcave ukrainase. Sepse tani, për forcat e Kievit, pas aneksimit të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Putin hap rrugën për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Luhanskut. Një tjetër goditje për Moskën.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon autokolonën me civil në Ukrainë, 24 viktima, mes tyre 13 fëmijë! Në Lyman valëvitet flamuri ukrainas! Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Ishte plot me municione
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4156
Lajme të tjera
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Kievin: 'Dërgesa fillon menjëherë'! Raketat amerikane mbërritën fshehurazi në Ukrainë
24 Prill, 07:57
-
Lufta në Ukrainë/ Kina ndihmë ushtarake për Moskën? SHBA po planifikon sanksione të reja! Pekini: Akuzat të pabaza
23 Prill, 10:41
-
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani
22 Prill, 09:13
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Nëse Polonia pret armë bërthamore, do marrim masa! Alarmi i Zelensky: Rusët duan të pushtojnë Khasiv Yar deri më 9 maj
22 Prill, 08:38
-
Lufta/ Ukraina: Moska do të intensifikojë sulmet përpara ndihmës së re të SHBA-së! WP: Sasia e parë e armatimeve mbërrin brenda një jave
21 Prill, 09:52
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
SHBA miraton paketën e ndihmës, 60 miliardë dollarë për Ukrainën! Zelensky falënderon: Do shpëtojë mijëra jetë
20 Prill, 20:16
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
20 Prill, 08:47
-
Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë
20 Prill, 08:26
-
Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin
19 Prill, 08:29
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
19 Prill, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42