Rusia sulmon autokolonën me civil në Ukrainë, 24 viktima, mes tyre 13 fëmijë! Në Lyman valëvitet flamuri ukrainas! Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Ishte plot me municione

Rusia sulmon autokolonën me civil në Ukrainë, 24 viktima, mes tyre 13 fëmijë! Në Lyman valëvitet flamuri ukrainas! Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Ishte plot me municione

Foto nga sulmi i autokolonës në Ukrainë

UKRAINË- Forcat ruse sulmuan sot një autokolonë në Harkiv që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës, duke shkaktuar 24 viktima, mes të cilëve 13 ishin fëmijë dhe një grua shtatzënë.

"Lajmet që vijnë nga zyrat tona në Kharkiv ku sot 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u vranë në rajonin e Kharkiv janë të tmerrshme. Zemrat dhe mendimet tona janë për familjet e prekura në mënyrë tragjike." tha një zëdhënës i Unicef-it në Itali. 

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ka tërhequr trupat nga qyteti strategjik i Limanit, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Më herët, një zëdhënës i forcave ukrainase tha se mijëra trupa ruse janë rrethuar në Liman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Pamje nga sulmi i Rusisë ndaj autokolonës në Ukrainë! Kievi: Deri tani 399 fëmijë të vrarë

1664657727_Ukraine780x439.png

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë rrjetin social Twitter pamjet  nga një sulm i ushtrisë ruse mbi një autokolonë mjetesh të popullsisë civile. 

Videoja dëshmon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, ku shihen makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzish të djegura.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se të paktën 399 fëmijë kanë vdekur dhe rreth 783 janë plagosur në sulmet ruse në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Këtyre duhen shtuar edhe 13 viktima të tjera, të goditura sot në kolonën e sulmuar në Kharkiv dhe që shkaktoi gjithsej 24 të vdekur.

Ora 21:53
Rrëzohet avioni rus në Krime! Ukraina: Ishte plot me municione

 

Rrëzimi i avionit rus në Krime

Një shpërthim i fortë u dëgjua në Krime, në zonën e aeroportit Belbek, pranë Sabastopois ku një re e dendur tymi i zi ngrihej në qiell.

Autoritet ukrainase thonë se një avion ushtarak rus u rrëzua teksa po ulej në një pistë në aeroportin Belbek në Krime. 

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, sipas të cilit avioni doli nga pista dhe u përfshi nga flakët. Disa kanale ukrainase në Telegrami thonë se avioni i rrëzuar ishte plot me municione ushtarake.

Ora 21:15
Sulmi në Kharkiv, 24 viktima, mes tyre 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë

Forcat ruse sulmuan sot një autokolonë në Kharik që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës, duke shkaktuar 24 viktima, mes të cilëve 13 ishin fëmijë dhe një grua shtatzënë.

"Lajmet që vijnë nga zyrat tona në Kharkiv ku sot 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u vranë në rajonin e Kharkiv janë të tmerrshme. Zemrat dhe mendimet tona janë për familjet e prekura në mënyrë dramatike.", tha Andrea Iacomini , zëdhënës i Unicef-it në Itali. 

"Kjo luftë vazhdon të korrë viktima të pafajshme, shpresa dhe ëndrra të shumë vajzave dhe djemve. Si në muajt e parë të luftës, Italia dhe e gjithë bota duhet të kthehen në rrugë dhe të bërtasin mjaft nga ky shkatërrim", shtoi ai.

Ora 20:55
Vuçiç: Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiç e bëri këtë deklaratë në Sofje, ku mori pjesë  në ceremoninë e inaugurimit të gazsjellësit të ri në Bullgari, ndërkohë tha se Serbia ndjek politikën e saj të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Ora 19:42
Ukraina: Rusët kanë rrëmbyer drejtorin e centralit bërthamor të Zaporzhzhias

Trupat ruse kanë rrëmbyer drejtorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas njoftimit të Rregullatorit shtetëror bërthamor të Ukrainës “Enerhoatom”.

Ai thotë se Drejtori Ihor Murashov u mor nga forcat ruse teksa makina e tij po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt të Enerhodar ditën e premte. Më pas, atij i lidhën sytë dhe besohet se u dërgua në një burg në Enerhodar”, tha presidenti i Enerhoatom për BBC.

Moska mori kontrollin e centralit më të madh bërthamor në Evropë në mars ku mbajti dhe stafin e saj ukrainas. Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë.

Në një deklaratë  presidenti i Enerhoatom, Petro Kotin tha se Murashov "mban përgjegjësinë kryesore dhe ekskluzive për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese" të centralit bërthamor. Ai tha se ndalimi i tij të premten “vë në rrezik sigurinë e funksionimit të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë".

Përveç kësaj, ai i tha BBC-së se ndalimi ndodhi pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve të Ukainës , duke përfshirë  edhe Zaporizhzhian.

Kontin tha  se masa për të rrëmbyer Musharov ishte një përpjekje për ta detyruar atë të pranonte transferimin e termocentralit nga Ukraina në Rusi.

"Ata po përpiqen ta bëjnë atë të pranojë lëvizjen e (centralit bërthamor Zaporizhzhia) nga Ukraina në Rosatom, por jam i sigurt se ai është kundër. Shumë herë më parë ai refuzoi të pranonte botën ruse e kështu me radhë," tha Kontin.

Presidenti i uzinës i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefit të termocentralit, duke akuzuar Rusinë për "terrorizëm bërthamor".

Centrali bërthamor me gjashtë reaktorë ndodhet në pjesën e pushtuar të rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia.

Ukraina thotë se trupat ruse po përdorin stacionin si bazë ushtarake dhe se punonjësit në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve. Moska e mohon pretendimin.

Ora 17:21
Lideri çeçen drejtuar Putinit: Përdori armët bërthamore në Ukrainë

Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë,  deklaroi se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë, mes ndryshimeve të reja në fushën e betejës.

Në një mesazh në Telegram duke kritikuar komandantët rusë për braktisjen e qytetit lindor të Ukrainës Lyman të shtunën, Kadyrov shkroi:

"Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin të armëve bërthamore me rendiment të ulët.”

Kjo deklaratë vjen një një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Aleatët e tjerë të lartë të Putinit, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, kanë sugjeruar se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore, por thirrja e 'rrezikshme' e Kadyrov ishte "më urgjente dhe më e qartë".

Ora 16:56
Rusi/ Reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

Reperi rus Ivan Petunin, i njohur me emrin e tij artistik Ëalkie, kreu vetëvrasje në Krasnodar për të shmangur rekrutimin, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Trupi i muzikantit 27-vjeçar u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya në Krasnodar. Para se t'i merrte jetën, ai postoi një video mesazh në kanalin e tij Telegram, i cili më pas u fshi. Në të, ai shpjegoi se kishte vendosur të merrte një hap të tillë pasi nuk ishte gati të “vriste për asnjë lloj ideali”.

Ai ishte i sigurt se, herët a vonë, do të thirrej për luftë.

Ora 16:23
Sulmohet autokolona që po evakuonte civilët në Ukrainë, 20 viktima, mes tyre 10 fëmijë

Forcat ruse sulmuan një kolonë që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës, në rrethin Kupiansk  dhe numri i të vdekurve është 20. Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Kharkiv, Syniehubov.

“Sulmi ndaj njerëzve që u përpoqën të largoheshin nga zona për të shmangur bombardimin është një "mizori që nuk mund të justifikohet", tha Syniehubov.

Mes viktimave janë rreth dhjetë fëmijë.

Ora 16:14
Kievi drejt marrjes së kontrollit të qytetit kyç, 2 ushtarët valëvisin flamurin ukrainas: Kemi rrethuar gati 5500 rus, kanë 3 opsione

 

Forcat ukrainase kanë rrethuar këtë qytetin Lyman, një qytet në rajonin e Donjetsk, që është një nyje e rëndësishme për të kontrolluar të gjithë zonën, që u pushtua nga rusët në korrik. Në një video të postuar në internet nga shefi i shtabit të Presidentit Zelensky, dy ushtarë shihen në lindje të qytetit duke ngritur flamurin e Kievit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase në Lindje, Sergey Chervatiï, tha se brenda 3-4 ditë mund të rimarrin kontrollin e qytetit, duke thënë se  "forcat ruse janë të rrethuara në Lyman. dhe janë rreth 5000-5500 burra” . Sipas Sergey Gaïdai, guvernatorit të rajonit të Luganskut, ushtarët rusë kanë tre opsione: "të ikin, të vdesin të gjithë së bashku ose të dorëzohen". Edhe lideri prorus i rajonit, Denis Pushilin, nga Moska, ku ndodhet për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të aneksimit, pranoi se Lyman është "gjysmë i rrethuar". Qyteti është qendror për fatin e luftës.

Fshati Stavky në veri ka rënë, dhe në Zarichne në lindje, ka luftime rrugë më rrugë. E vetmja mënyrë për të furnizuar forcat ruse që pushtojnë qytetin, ajo për Torske, është nën zjarrin e armikut. Gjithashtu nën sulm është Jampil, në juglindje. Lyman krahasohet me Balakliya, qyteza në rajonin e Kharkiv ku ndodhi përparimi vendimtar i forcave ukrainase. Sepse tani, për forcat e Kievit, pas aneksimit të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Putin hap rrugën për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Luhanskut. Një tjetër goditje për Moskën.

Ora 13:02
Hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni, Evropa ‘largohet’ nga energjia ruse

1664622247_62483438403.jpg

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”.  ,Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2.

Ora 12:56
Turqia dënon aneksimet ruse: E refuzojmë vendimin e Rusisë, shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare 

1664310717_fff.jpg

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës – duke i bërë jehonë dënimit nga aleatët e Turqisë në NATO të premten.

Një deklaratë e ministrisë thotë se Turqia “nuk e njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast.

“Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne refuzojmë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës.

“Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet.

Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/10/2022 18:45

    kur filloi lufts zerat thonin se do te zgjaste nje vit. Ja vertet. Rusia merr ato qe donte tani mbetet njevpune e madhe pet rindertimin e Ukraines.

    Përgjigju
  • nandi: 01/10/2022 11:39

    po shyqyr qe eshte amerika, qe bllokon komunistet ne lindje

    Përgjigju
  • keko: 01/10/2022 09:43

    po pushtove ukrainen amerika esht gati, rusia e pushtoi, po aneksove ukrainen amerika esht gati, rusia e aneksoi, ma merr mendja qe amerika esht gati per shtete te marume si shqiperia

    Përgjigju
    • Lala: 01/10/2022 17:59

      Daku SE sa e marume esht USA duket nga veprimet e rusis QE u terheq sa Ukraine filloi duke kundersulmu SE e pa QE sbote dot gje.fitoj Kur Ukraine kishte vetem kallash.tani duket sa e si esht rusis per fuqi shoku.esht i keq dimri ukrainas e Proviant edhe gjermonet me par.mo i marumi te merr shpirtin ne tok te vet ashtu sic me i Forti Le lesht ne vendin e tjetrit.i ndodhi gjermonet me rusin.usa me Vietnamin.rusi e USA me afganistanin.tani Po ndodh ne Ukraine .historia perseritet

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit