Ukraina hoqi dorë simbolikisht nga festimi sot i festës së saj të ushtrisë që është në të njëjtën ditë me atë të Rusisë dhe vendosi si datë të re ditën e krijimit të ushtrisë së saj kombëtare të konsideruar nga Moska si naziste.

Nëpërmjet një dekreti presidencial të publikuar sot, festa e "Mbrojtësit të Ukrainës" do të festohet më 14 tetor, dita e themelimit në vitin 1942 e Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), që luftoi për pavarësinë e vendit, në atë kohë pjesë e ish-BRSS-së, deri në vitet 50.

Sipas shumë historianëve, kjo ushtri, bashkëpunonoi me gjermanët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kanë kryer masakra ndaj polakëve dhe hebrenjve. Autoritetet ruse i cilësuan luftimet e UPA-së si naziste.

Ky vendim erdhi në një moment që Kievi lufton kundër separatistëve prorusë të mbështetur nga Moska në Lindje, një konflikt që ka bërë më shumë se 3 600 të vdekur në gjashtë muaj.

ATSH