"Kjo marrëveshje u arrit gjatë një bisede telefonike mes Angela Merkel, François Hollande, Vladimir Putin dhe Petro Porochenkos", theksoi presidenca në një komunikatë.
"Krerët kanë mbështetur propozimet ukrainase për vendosjen e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në të gjitha pikat ku është shkelur armëpushimi duke filluar nga 10 lokalitete të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut, ku një pjesë është nën kontrollin e separatistëve prorusë", sipas të njëjtit burim.
"Katër drejtuesit kanë rënë githashtu dakord se OSBE-ja duhet të luajë një rol akoma më të rëndësishëm në mbikëqyrjen e armëpushimit dhe tërheqjen e armëve", theksoi gjithashtu zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert, në një komunikatë.
Armëpushimi hyri zyrtarisht në fuqi më 15 shkurt.