Kievi: Na nevojiten armë më të fuqishme për të përballuar ofensivën ruse

Kievi: Na nevojiten armë më të fuqishme për të përballuar ofensivën ruse

Situata në terren "është shumë e vështirë", për të përballuar ofensivën ruse, forcat ukrainase kanë nevojë të dëshpëruar për armë të afta për të goditur armikun në distanca më të mëdha shkruante komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në Telegram.

“Është shumë e vështirë për ne, por ne jemi në këmbë. Ne po luftojmë për çdo pjesë të vijës së frontit, për çdo vendbanim. Armët dhe pajisjet perëndimore na ndihmojnë të dëbojmë armikun nga toka jonë. Ne jemi mirënjohës për ndihmën teknike ndërkombëtare të ofruar”, shkroi Zaluzhnyi.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë dëshpërimisht për armë të afta për të goditur armikun në distanca më të mëdha. Dhe për këtë nuk duhet të ketë vonesa, sepse çmimi i vonesës matet me jetën e njerëzve tanë që mbrojtën botën nga ruscismo (fashizmi rus)”, mbyll postimin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn