Mbrojtja ajrore ukrainase ka neutralizuar 108 nga 135 dronët me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga Rusia gjatë natës, ndërsa Kievi ka njoftuar për sulme të reja të suksesshme ndaj një qendre elektrike dhe një rafinerie në territorin rus. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 27 nga dronët e lëshuar nuk janë ndaluar dhe janë rrëzuar në trembëdhjetë zona të ndryshme, që ushtria ukrainase nuk i ka specifikuar. Në të njëjtën kohë, Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Kundër-Dezinformimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, ka nënkuptuar se dy struktura të rëndësishme të sistemit energjetik rus janë goditur gjatë natës. “Në rajonin e Kostromës, në Federatën Ruse, termocentrali kaloi një natë të vështirë. Po ashtu pati një zjarr në rafinerinë ‘Lukoil’ në Volgograd,” – ka shkruar Kovalenko në kanalin e tij Telegram.
Lajmi kryesor:
Dronët në aeroporte e baza ushtarake, Belgjika mbledh në takim urgjent Këshillin e Sigurisë! Rutte: Moska s'prodhon më shumë municione se ne









