/ATSH-AFP/ - Ukraina përgatitet për luftë si reagim ndaj një përqëndrimi të trupave ruse dhe të forcave rebele, deklaroi sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak, gjatë këshillit të ministrave në Kiev.
"Ne vërejmë një përforcim të grupeve terroriste si dhe nga ana e Rusisë. Ne vëzhgojmë lëvizjet e tyre, ne e dimë se ku gjenden dhe nuk do të presim për sjellje të paparashikuara nga ana e tyre", deklaroi Stepan Poltorak.
"Detyra jonë kryesore është që të përgatitemi për luftë. Ne do e bëjmë", vazhdoi ai.
Ukraina dënon që prej ditës së premte hyrjen e tankeve dhe trupave ruse në lindje të saj dhe kritikon shkeljen e marrëveshjeve të paqes të nënshkruar në shtator mes Kievit dhe separatistëve prorusë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe OSBE-së.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se forcat ukrainase do të ripozicionohen për të qenë në gjendje të reagojnë ndaj sjelljeve të paparashikushme të njësive ushtarake që ndodhen në territoret e kontrolluara nga rebelët, por pa dhënë më shumë detaje.
Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, nga ana e tij njoftoi se do të ketë një përforcim të sigurisë përreth Mariupolit, port strategjik në brigjet e detit Azov që rebelët e kanë cilësuar si objektivin e tyre të ardhshëm dhe marrja e të cilit do të mundësojë lidhjen tokësore mes Rusisë dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, që u aneksua në mars.
Avakov njoftoi gjithashtu se autoritetet ukrainase do të përforcojnë edhe instalimet strategjike si centralet bërthamore apo gazsjellësit.

LAJMET MË TË VLERËSUARA